Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Takimi MASH- UNSHM: Këtë vit do të ketë lehtësim shtesë për dhënien e provimit të maturës shtetërore

27/03/2023
Takimi MASH- UNSHM: Këtë vit do të ketë lehtësim shtesë për dhënien e provimit të maturës shtetërore
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Do të ndahen materialet për provimet interne dhe bazat e pyetjeve jo më vonë se katër javë para provimit intern me numër pyetjesh 3 herë më të lartë se numri i pyetjeve në provim, universiteteve do t’iu rekomandohet që provimi i parë ekstern të jetë përkatës për të gjitha programet studimore ndërsa do të rekomandohet ndryshimi në raportin e pikëve ndërmjet provimeve eksterne dhe interne gjatë regjistrimit, në favor të atyre interne. Këto janë kërkesat e Sindikatës së Nxënësve të Shkollave të Mesme për përshtatjen e provimit të maturës shtetërore, të cilat u pranuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndërsa sot në takim i njoftoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Për shkak të kalendarit tashmë të miratuar për këtë vit shkollor, nga ana e Ministrisë u sqarua se nuk mund të shtyhet data e provimit të parë ekstern që është një nga kërkesat e Unionit. Prandaj, si zgjidhje plotësuese dhe kompromis u ofrua zvogëlimi i vëllimit të testimit nga gjuha amtare përmes plotësimit të Konceptit për dhënien e provimit të maturës shtetërore, provimit të maturës shkollore dhe provimit përfundimtar në arsimin e mesëm publik.

“Duke pasur parasysh se kjo gjeneratë e maturantëve e ka ndjekur mësimin, ne si Ministri pajtohemi me një pjesë të madhe të kërkesave të Unionit me qëllim për të lehtësuar procesin e dhënies së provimit dhe pikërisht në atë drejtim do të fusim lehtësimin gjatë nënshtrimit të provimit në gjuhën amtare të zvogëlohet në vëllim, gjegjësisht të bartë nga 60 në 80 pikë dhe jo si më parë nga 80 në 100 pikë. Kjo nënkupton se në përmbajtjen e testit do të ketë zvogëlim të numrit të pyetjeve që kanë të bëjnë me aftësinë e literaturës, e cila është pranuar si propozim nga Unioni Nxënësve të Shkollave të Mesme, thotë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Ministri Shaqiri si kërkesë veçanërisht e rëndësishme nga ana e Unionit të Nxënësve të Shkollave të mesme theksoi kërkesën për ndarjen e materialeve për provimet interne dhe bazat e pyetjeve jo më vonë se katër javë para ditës së provimit, për të cilën ai u tregoi nxënësve të pranishëm se e njëjta gjë është pranuar, ndërsa numri i pyetjeve në baza do të jetë 3 herë më i madh se numri i pyetjeve në provim, ashtu siç edhe ishte kërkuar.
Një nga kërkesat e nxënësve në lidhje me provimin e maturës shtetërore – që Qeveria t’iu rekomandojë të gjitha universiteteve në vend që lënda e parë eksterne (gjuhë amtare – gjuhë dhe letërsia maqedonase, gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë dhe letërsi turke) të konsiderohet si adekuate , e cila do të rrisë kontributin e tij në pikët për provimin e maturës shtetërore, por do të tregohet se shteti e ruan dhe kujdeset për gjuhën amtare, është pranuar nga Këshilli shtetëror i maturës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe për të njëjtën ministri Shaqiri do t’u dërgojë shkresë të gjitha universiteteve në vend me një rekomandim që sinqerisht shpreson se do të pranohet dhe zbatohet pozitivisht prej tyre.

“Për mua si Ministër, por edhe prioritet i Qeverisë, është organizimi i provimit të maturës shtëtërore i cili do të jetë konform të gjitha rregulloreve ligjore, ndërsa njëkohësisht t’i dëgjojmë kërkesat dhe nevojat e maturantëve, duke e ditur se nga provimi i maturës shtetërore varet edhe regjistrimi në institucionet e arsimit të lartë në këtë vend dhe në vendet e tjera, thekson Shaqiri.

Me vendimet e MASH dhe institucioneve tjera kompetente, të sjellura në interes të maturantëve, u njoftuan edhe përfaqësuesit e ODAS – organizata per dijalog dhe afirmim te nxënësve të shkollës së mesme, të cilët gjithashtu ishin prezent në takimin në ministri.

Previous Post

Lloga: Besoj se VMRO do të jetë pjesë e ndryshimeve të Kushtetutës

Next Post

Çfarë bën Maqedonia e Veriut për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës? Ja përgjigjja e Bujar Osmanit

Related Posts

Maqedoni

Ali Ahmeti nga Struga: Do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture

09/05/2025
Aktuale

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

09/05/2025
Maqedoni

Rokas: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që mori fonde nga Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor

09/05/2025
Maqedoni

Të dielën regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

09/05/2025
Aktuale

80-vjetori i Shkollës Fillore “Liria” u festua me emocione dhe krenari në Çair

09/05/2025
Maqedoni

“One Stop” edhe në Tabanoc

09/05/2025
Next Post
Çfarë bën Maqedonia e Veriut për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës? Ja përgjigjja e Bujar Osmanit

Çfarë bën Maqedonia e Veriut për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës? Ja përgjigjja e Bujar Osmanit

Festivali “Sunny Hill” ka një njoftim me rëndësi

09/05/2025

Fejohet Oriola Marashi?

09/05/2025

5 këshilla të thjeshta për të menaxhuar stresin dhe për të pasur jetë më të qetë

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk