Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Takimi i Ministrit Murtezani me ambasadorin Val

01/10/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, kishte takim me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorin Kilian Val, në të cilin u riafirmua përkushtimi i përbashkët për progresin e agjendës aktuale reformuese të Maqedonisë së Veriut. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për përforcimin e proceseve demokratike, përmirësimin e kapaciteteve institucionale dhe shtytjen e transparencës në qeverisje – fusha kyçe të nevojshme për integrim të suksesshëm në Bashkimin Evropian.
Ministri Murtezani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në harmonizimin e standardeve të BE-së, proces që përfshin zbatimin themelor në sferat e sundimit të së drejtës duke përfshirë edhe zbatimin e reformave në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, dhe krimit të organizuar si dhe përmirësimin e lirive të medias. Ai theksoi se rruga evropiane nuk është vetëm prioritet strategjik, por edhe nxitës i reformave që do të avancojnë zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Ambasadori Val nënvizoi mbështetjen e OSBE-së për vendin, në veçanti në sferat e promovimit të të drejtave të njeriut, avancimit të integritetit zgjedhor dhe rritjes së besimit të opinionit në institucionet shtetërore. Ai gjithashtu theksoi rolin e OSBE-së në mbështetjen e dialogut ndëretnik dhe shtytjen e proceseve politike gjithëpërfshirëse, si elemente kyçe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Murtezani dhe Val ranë dakord për nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm të partneritetit, në veçanti lidhur me ndihmën teknike dhe programeve për ngritjen e kapaciteteve për përforcimin e sundimit të së drejtës dhe mbrojtjen e lirive themelore.

Previous Post

Në Universitetet Publike nis viti i ri akademik, shënohet rënie e numrit të studentëve

Next Post

Mickoski: Për 100 ditë realizuam qindra projekte!

Related Posts

Maqedoni

Muhamed Elmazi prezanton bartësin e listës për Këshillin Komunal në Saraj

11/09/2025
Maqedoni

Bajram Rexhepi nga AKI prezanton platformën online: Bashkë për Tetovën

11/09/2025
Maqedoni

Zv/ryeministri Fetai padt për shpifje anëtarin e BDI-së Qamil Kovaçi

11/09/2025
Maqedoni

Inspektim i jashtëzakonshëm në deponinë “Drislla”

11/09/2025
Maqedoni

Ndalohet lëvizja në territorin e deponisë „Vardarishte“

11/09/2025
Maqedoni

Osmani takon ish drejtorët ekonomikë dhe organizativë të spitaleve – modeli i dy drejtorëve shembull i demokracisë konsesuale

11/09/2025
Next Post

Mickoski: Për 100 ditë realizuam qindra projekte!

Bislimi pas takimit në Bruskel: Serbia është tërhequr nga marrëveshja, kërkon Zajednicën të parën

11/09/2025

Muhamed Elmazi prezanton bartësin e listës për Këshillin Komunal në Saraj

11/09/2025

Ky vend është shpallur si më i lumturi në botë

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk