Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Takimi Erdogan-Putin, çfarë pritet të hënën në Soçi

03/09/2023
Takimi Erdogan-Putin, çfarë pritet të hënën në Soçi
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të përqendrohen tek marrëveshja e eksportit të grurit përmes Detit të Zi gjatë takimit të tyre të hënën në Soçi, mes përpjekjeve të Ankarasë për ta rikthyer Moskën te marrëveshja, tha të dielën këshilltari kryesor i Erdoganit për çështje të politikës së jashtme Akif Çagatay Kiliç.

“Ne po luajmë një rol udhëheqës në këtë proces e po vëmë re një mbështetje të fortë nga e gjithë bota, për rivendosjen e këtij korridori të kalimit të grurit“, tha në një intervistë për kanalin televiziv turk ‘A Haber’, tha zoti Kiliç.

Ai shtoi se Turqia do të tregohet e kujdesshme në diskutimin e kësaj çështjeje të hënën, me shpresën për të arritur sukses, pasi sikurse tha zoti Kiliç, kjo është një situatë që prek të gjithë botën.

Ndërkohë të dielën Rusia sulmoi me dronë infrastrukturën portuale në lumin Danub, që konsiderohet mjaft e rëndësishme për eksportin e grurit ukrainas. Si pasojë të paktën dy persona u plagosën në pjesët jugore të rajonit të Odesës, bënë të ditur zyrtarët ukrainas.

Danubi është shndërruar në rrugën kryesore të Ukrainës për eksportimin e grurit prej muajit korrik kur Rusia vendosi të largohet nga marrëveshja ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia. Pakti garantonte kalimin e sigurt të drithit ukrainas e produkteve të tjera nëpërmjet Detit të Zi.

Ankaraja pranoi kompleksitetin teknik që lidhet me marrëveshjen, veçanërisht në lidhje me grurin dhe mekanizmat e pagesave ruse, tha Kiliç. Çështja përfshin gjithashtu sistemet ndërkombëtare të pagesave si SWIFT, duke paraqitur një sfidë të shumëanshme, shtoi ai.

“Vendimi i udhëheqësit rus është i rëndësishëm. Besoj se takimi dypalësh mes Presidentit Erdogan dhe Putin-it, do të luajë rolin më të rëndësishëm në këtë çështje“, tha ai./ VOA

Previous Post

Kovaçevski nuk e di se sa numra ka për ndryshimet kushtetuese?!

Next Post

Tronditëse!Të miturit transmetojnë viktima të rrahjeve dhe bullizmit në Tik Tok (VIDEO)

Related Posts

Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

03/11/2025
Botë

Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s

03/11/2025
Next Post
Tronditëse!Të miturit transmetojnë viktima të rrahjeve dhe bullizmit në Tik Tok (VIDEO)

Tronditëse!Të miturit transmetojnë viktima të rrahjeve dhe bullizmit në Tik Tok (VIDEO)

Çfarë duhet të bëjë BDI?

04/11/2025

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk