Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Takim Osmani-Xhaçka:2030, mundësi reale për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për ta rrumbullakuar me sukses integrimin evropian

27/03/2023
Takim Osmani-Xhaçka:2030, mundësi reale për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për ta rrumbullakuar me sukses integrimin evropian
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në takim u konstatua dinamika e shkëlqyer në bashkëpunimin bilateral dhe u rikonfirmuan zotimet e ndërsjella për pasurimin e tij me përmbajtje dhe projekte të reja, në interes të dy vendeve fqinje dhe qytetarëve. Theksi u vu në proceset e reformave të integrimit evropian, që po zhvillohen me ritme të pandërprera në të dy shtetet.

“Këtë vit shënojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike – tri dekada të afërsisë, miqësisë dhe sukseseve. Ky partneritet dhe kjo miqësi e fortë u demonstrua shumë qartë në periudhën para fillimit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kur shumica e parashikuan mundësinë që Shqipëria të vazhdonte e vetme në këtë rrugë. Sinqerisht e vlerësojmë sjelljen dhe para se gjithash durimin e Tiranës zyrtare, e cila edhe publikisht shprehu mirëkuptim për qëndrimin tonë gjatë asaj periudhe”, tha Osmani.

Të dy vendet së bashku dhe me sukses kalojnë nëpër procesin e skriningut, përmes zbatimit të reformave të brendshme, drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, si një mundësi reale dhe e arritshme, shtoi ai.

Në mënyrë të veçantë iu referuan bashkëpunimit rajonal dhe marrëveshjes së arritur së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, u theksua mbështetja e fuqishme e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për zbatimin e plotë dhe joselektiv të dispozitave të marrëveshjes dhe aneksit të Ohrit.

Në prag të takimit ministror të nesërm në kuadër të ShBA-Karta e Adriatikut (A5), ministrat vlerësuan lart bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, ku partneriteti dhe aleanca jonë demonstrohen çdo ditë, si dhe riafirmuan politikën e dyerve të hapura me shtetet e reja anëtare

Previous Post

Të shtënat me armë në Top Channel, reagon televizioni: Sulm terrorist i papreçedent

Next Post

Përmbledhja e prillit, SkyShowtime

Related Posts

Maqedoni

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, kush është burri i saj?

01/08/2025
Maqedoni

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025
Maqedoni

Fisnik Mela shpall kandidaturën për kryetar të Dibrës: Dibra nuk ka më kohë për të humbur, ka ardhur koha për një vizion të ri

01/08/2025
Maqedoni

ASH-ja e Selës prezanton kandidatët për Dibër, Strugë dhe Haraçinë

01/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi shpall kandidaturën për kryetar të Sarajit: Do të jem zëri i Sarajit dhe i gjithë Dërvenit

01/08/2025
Maqedoni

Gashi, mirëpret bashkatdhetarët nga mërgata: Nuk ishim në një takim formal, por në një përqafim kombëtar

01/08/2025
Next Post
Përmbledhja e prillit, SkyShowtime

Përmbledhja e prillit, SkyShowtime

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, kush është burri i saj?

01/08/2025

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025

Gruaja shtatzënë e sportistit të famshëm kafshohet nga peshkaqeni

01/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk