Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Takim Osmani-Bërnabiq: OSBE-ja i mbështet përpjekjet reformuese të Serbisë

25/05/2023
Takim Osmani-Bërnabiq: OSBE-ja i mbështet përpjekjet reformuese të Serbisë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbatimi i reformave, sigurimi i sundimit të së drejtës, liria e medieve, të drejtat e njeriut – duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave nacionale – janë fushat kryesore në të cilat OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Serbinë.

Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takimin me Kryeministren Ana Bërnabiq, sot në Beograd.

Një pjesë e madhe e mandatit të Misionit të OSBE-së në Serbi është fokusuar në sigurimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave nacionale dhe mbështetjen e autoriteteve nacionale në zgjidhjen e këtyre çështjeve.

“Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë ta mbështesë vendin për integrimin e mëtejmë të pakicave nacionale në shoqërinë serbe përmes ndihmës së drejtpërdrejtë në zbatimin e Planit të Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave nacionale”, tha Osmani.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit folën për mbështetjen thelbësore të Misionit të OSBE-së në Serbi në vend dhe realizimin e regjistrimit të popullsisë, zgjedhjet e këshillave të pakicave nacionale, si dhe zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me Këshillin e Pakicës Nacionale Shqiptare.

Osmani dhe Bërnabiq diskutuan për zhvillimet aktuale lokale dhe rajonale, si dhe nevojën për një konsensus të gjerë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në OSBE për dalje nga situata komplekse në të cilën ndodhet Organizata.

“Përkundër të gjitha sfidave, kam kënaqësinë të shoh bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet Misionit të OSBE-së në Serbi dhe autoriteteve nacionale në kuadër të ekspertizës së OSBE-së. Shpresoj se do të vazhdoni t’i shfrytëzoni sa më mirë kapacitetet e OSBE-së”, tha Osmani.

Një tjetër nga fushat në të cilat OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Serbinë është reforma e medias dhe Strategjia e Medieve 2020-2025 dhe Plani i Veprimit, zbatimi i të cilave është kyç për një mjedis mediatik pluralist dhe të sigurt, si dhe mbi të gjitha, siguria e gazetarëve, shtoi Osmani.

Previous Post

Dëgjojeni “Boom Boom” nga Ledri dhe Mozzik

Next Post

Takim Besimi – Kamer: Republika e Maqedonisë së Veriut ka politika stabile dhe vijon me këtë kurs

Related Posts

Maqedoni

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Maqedoni

Kasami: BDI-ja bëri fushatë me Lube Boshkovskin, vrasësin e shqiptarëve në Luboten

13/10/2025
Maqedoni

Bajram Rexhepi nuk e di ku gjendet rruga AJ Zhurçin, Kasami: Kundërkandidati si “Lisa në botën e çudirave”

13/10/2025
Maqedoni

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

13/10/2025
Aktuale

Universiteti “Nënë Tereza”: Kanë filluar punimet përgatitore për ndërtimin e kampusit universitar

13/10/2025
Next Post
Takim Besimi – Kamer: Republika e Maqedonisë së Veriut ka politika stabile dhe vijon me këtë kurs

Takim Besimi - Kamer: Republika e Maqedonisë së Veriut ka politika stabile dhe vijon me këtë kurs

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025

Kasami: BDI-ja bëri fushatë me Lube Boshkovskin, vrasësin e shqiptarëve në Luboten

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk