Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Takim Murtezani dhe Hasani – përforcimi i stabilitetit rajonal përmes qasjes së përbashkët në trajtimin e sfidave nga agjenda evropiane  

11/11/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot në Tiranë zhvilloi takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani. Ky takim reflekton përkushtimin e përforcuar bilateral për progresin në rrugën integruese të të dyja shteteve miqësore drejt BE-së.
Në këtë kontekst, Murtezani fillimisht uroi kolegun e tij shqiptar për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, me ҫka e fillon procesin negociues për anëtarësimin në BE sipas kapitujve, sipas metodologjisë së reviduar për zgjerim, me hapjen e  negociatave sipas Klasterit 1 – “Themelet”. Po ashtu, ai theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat deri në fund të këtij viti, çka do të ishte një impuls shtesë për vazhdimësinë e përpjekjeve të përbashkëta në avancimin e rrugës evropiane.
Ministrat Murtezani dhe Hasani riafirmuan miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet e ngushta bilaterale dhe diskutuan për intensifikimin e lidhjeve diplomatike dhe përforcimin e stabilitetit rajonal përmes qasjes së përbashkët në trajtimin e sfidave nga agjenda evropiane.
Ata theksuan rëndësinë e solidaritetit rajonal në këtë proces, si dhe vendosmërinë e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të realizuar reformat e nevojshme në përputhje me standardet evropiane. Ministri Murtezani theksoi se bashkëpunimi në agjendat  reformuese përmes zhvillimit të planeve të përbashkëta të punës për fushat kyçe, mundëson efikasitet më të madh dhe intensifikim të proceseve reformuese për të dyja vendet.
Previous Post

Janevska: Ngritja e ndërgjegjësimit ekologjik të nxënësve dhe efikasiteti energjetik i shkollave dhe konvikteve, për ajër më të pastër

Next Post

Anulohet seanca për vulat e ASH-së

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!

15/10/2025
Aktuale

Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: Shembulli i VLEN është vizioni për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

15/10/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Çairi: Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, në Evropë shkohet vetëm me Marrëveshjen e Ohrit

15/10/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Çairi: Më 19 tetor të votojmë për Çairin e vërtetë me Bujar Osmanin

15/10/2025
Maqedoni

Përgjimet e El Chekës, reagojnë BDI dhe VLEN

15/10/2025
Maqedoni

Kasami takim me të rinjtë: Ju vetë duhet ta hartoni rrugën tuaj

15/10/2025
Next Post

Anulohet seanca për vulat e ASH-së

Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!

15/10/2025

Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: Shembulli i VLEN është vizioni për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

15/10/2025

Ali Ahmeti nga Çairi: Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, në Evropë shkohet vetëm me Marrëveshjen e Ohrit

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk