Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Takim i fshehtë Filipçe–Sela, a është Struga pjesë e marrëveshjes?

07/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një takim i papublikuar më parë midis kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka ngritur dyshime serioze për një marrëveshje të fshehtë mes dy partive lidhur me zgjedhjet lokale në Strugë.d

LSDM, nuk ka paraqitur kandidat për kryetar komune në Strugë, dhe kjo ngre dyshimet se është në kërkim të një marrëveshjeje për përfshirje indirekte në qeverisjen lokale të qytetit përmes posteve kyçe në Këshillin Komunal apo administratën lokale.

TestoY
Секс до 2 часа на 50+ години! Направете го 15 минути пред сексот!
×
Gazetarët i kërkuan sqarim të drejtpërdrejtë kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe:

“Kemi informacione se jeni takuar me Ziadin Selën, me shumë gjasa për të diskutuar një koalicion të mundshëm për Strugën. Cili është pazari që keni arritur, duke qenë se LSDM nuk ka kandidat për kryetar? A synoni Këshillin Komunal apo ndonjë post tjetër si Sekretari i Komunës?”

Filipçe nuk mohoi takimin me Selën, pavrërisht se i la të hapura mundësitë për marrëveshje për raundin e dytë, megjithatë deklaroi se takimi me të kishte natyrë jo-politike:

“Unë nuk kam pasur takim me Ziadin Selën në Strugë, por në Shkup, për një punë krejtësisht jashtë politikës, konkretisht për çështje shëndetësore që kanë të bëjnë me një nga njerëzit e tij të afërt. Përveç kësaj, nuk ka asnjë marrëveshje për bashkëpunim në këtë cikël zgjedhor, të paktën jo në këtë fazë. Qëndrimi ynë është që, për momentin, nuk po diskutojmë forma të tilla bashkëpunimi. Pas raundit të parë do të shohim.”

A është kjo një derë e hapur për pazare politike?

Megjithëse, Filipçe mohon çdo marrëveshje konkrete në këtë fazë, formulimi i kujdesshëm i përgjigjes lë të kuptohet se një koordinim mund të ndodhë pas raundit të parë të zgjedhjeve..

Në të kaluarën, marrëveshje të tilla “të heshtura” janë përdorur nga partitë politike për të siguruar ndikim pa garuar drejtpërdrejt në zgjedhje, sidomos në komuna me ndjeshmëri të lartë etnike si Struga.

Zhvillimet në ditët në vijim do të tregojnë nëse kjo është vetëm një koincidencë apo pjesë e një strategjie të mirëkalkuluar politike.

Previous Post

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

Next Post

Vazhdon prezantimi i kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë

Related Posts

Aktuale

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

07/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Dyqanxhiku: Jemi në rrugën e duhur, drejt fitores së madhe të 19 tetorit

06/10/2025
Maqedoni

Mickoski: LSDM, BDI dhe E Majta kanë dëshirë të verbër për pushtet

06/10/2025
Maqedoni

Kroacia tërheq nga tregu specat e Maqedonisë së Veriut

06/10/2025
Maqedoni

Siljanovska–Begaj: Vendet e BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në BE

06/10/2025
Maqedoni

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen viziton Shkupin javën e ardhshme

06/10/2025
Next Post

Vazhdon prezantimi i kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë

Banka Botërore i ka rritur projeksionet për Maqedoninë

07/10/2025

Bisedimet për armëpushim në Gaza vazhdojnë, ndërsa Izraeli shënon përvjetorin e sulmit të 7 tetorit

07/10/2025

Vazhdon prezantimi i kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë

07/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk