Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Takim Durmishi-Loson

29/08/2024
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Metju Loson.

Në takim u diskutua për aktivitetet e deritanishme dhe ato aktuale të ministrisë, si dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen nga ana e Ambasadës Britanike në vendin tonë.

Ministri Durmishi tha se Mbretëria e Bashkuar është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe gjendet në vendin e 2 (e dytë) në mesin e vendeve me të cilat Maqedonia e Veriut realizon vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar.

Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve shënon rritje të vazhdueshme dhe kjo më së shumti për shkak të kompanive të rëndësishme britanike që punojnë si në zonat e lira ashtu edhe jashtë tyre.

“Na gëzojnë të dhënat se për 10 vite, investimet e përgjithshme të huaja nga Mbretëria e Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut arrijnë në 508,8 milionë euro, gjë që e bën Britaninë e Madhe një nga investitorët më të mëdhenj.

Për ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, nën përgjegjësinë e së cilës janë kushtet e punës së investitorëve të huaj, është e një rëndësie të madhe të punohet në përmirësimin e klimës së biznesit, e gjithë kjo me qëllim që të kemi më shumë investime që do të nënkuptojnë më shumë punësim dhe rritje më të madhe ekonomike. ”, tha ministri Durmishi.

Ministri Durmishi falënderoi ambasadorin Loson për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut po e merr nga Qeveria britanike, në radhë të parë përmes mbështetjes në reforma dhe në procesin e zhvillimit në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se do të punojnë së bashku për vazhdimin dhe intensifikimin e trendit të bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, me qëllimin final përshpejtimin e procesit të hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE.

 

Previous Post

Sot shorti i Champions League, s’ka më fazë grupesh, 8 ndeshje për secilin ekip në fazën e ligës

Next Post

Milevski: Qasje maksimale për dy ndeshjet kundër Ishujve Faroe dhe Armenisë

Related Posts

Maqedoni

Ahmeti nga Saraji: Oponentët e mi janë shumë të vegjël për mua dhe për kauzën kombëtare

13/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025
Maqedoni

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Maqedoni

Kasami: BDI-ja bëri fushatë me Lube Boshkovskin, vrasësin e shqiptarëve në Luboten

13/10/2025
Maqedoni

Bajram Rexhepi nuk e di ku gjendet rruga AJ Zhurçin, Kasami: Kundërkandidati si “Lisa në botën e çudirave”

13/10/2025
Next Post

Milevski: Qasje maksimale për dy ndeshjet kundër Ishujve Faroe dhe Armenisë

Ahmeti nga Saraji: Oponentët e mi janë shumë të vegjël për mua dhe për kauzën kombëtare

13/10/2025

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk