Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Sylvinho flet pra ndeshjes me Ishujt Faroe: Objektivi i radhës, vendi i parë në grup

19/11/2023
Sylvinho flet pra ndeshjes me Ishujt Faroe: Objektivi i radhës, vendi i parë në grup
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria luan si e kualifikuar ndeshjen e fundit në Grupin E ndaj Ishujve Faroe. Në vigjilje të përballjes së të hënës në orën 20:45, do të kërkohet të sigurohet vendi i parë në grup ndërsa në konferencë për shtyp foli trajneri Sylvinho.

Braziliani theksoi se kuqezinjtë nuk duhet ta ulin ritmin ndaj Ishujve Faroe, ndërsa shtoi se llogaritë për lojtarët e grumbulluar do të bëhen vetëm pasi të përfundojë ndeshja e fundit në grupe.

Pse kaq i përqendruar, jemi kualifikuar?

“Dua të falenderoj të gjithë njerëzit në Shqipëri, është një ëndërr. Që kur u kthyem kemi menduar për ndeshjen me Ishujt Faroe, kanë lojtarë të gjatë dhe që mbrohen mirë.

Ne kemi edhe objektivin tjetër që është vendi i parë në grup, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe më pas të presim një pozitë më të mirë për shortin e dy dhjetorit. Është një ndeshje e vështirë, por jemi në kushte shumë të mira dhe ta mbyllim me fitore këtë fushatë”.

I ke lehtësuar pak lojtarët?

“Ishte një ndeshje fizike dhe shumë e lodhshme psikologjiksht ajo ndaj Moldavisë. Ishte e vështirë ta bënim gjumin rehat para asaj ndeshjes, por lojtarët e menaxhuan shumë mirë, avash avash. 10 minutat e fundit ishin shumë të vështira, ta ulim ritmin nuk duhet ta bëjmë kurrë. Nuk e njoh fjalën relaks, duhet të kënaqim tifozët. I kemi fituar ndeshjet në shtëpi. Do të shoh gjendjen e lojtarëve në stërvitjen e fundit dhe kështu do ta kem më të qartë panoramën”.

Do të ketë ndryshime?

“Tifozët vijnë të festojnë, ne jemi në punë. Sa i përket ndryshimeve është pak e vështirë, djemtë vijnë vetëm pas një stërvitje rikuperuese, nuk ka pasur shumë kohë. Duhet të hedhim në fushë një skuadër më të freskët dhe do të ketë ndonjë ndryshim”.

Përzgjedhja për në Gjermani, shanset e Brojës apo Kumbullës?

“Nuk ka shumë kohë. Do të komunikojmë me lojtarët, kemi shumë lojtarë. Nesër kemi një finale për vendin e parë dhe më pas do të mendojmë. Sa i takon lojtarëve si Broja dhe Kumbulla, ata janë të dëmtuar, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Do të shohim, është një punë e vështirë për trajnerin, por edhe e bukur sepse do të përzgjidhen më të mirët”.

Previous Post

Sejdini: 50 ditë më parë FFM-ja mori përsipër të rregullojë fushën e Arenës, ky është rezultati!

Next Post

OBSH: Spitali Al-Shifa i Gazës, një zonë vdekjeje! Kërkohet evakuimi urgjent i pacientëve

Related Posts

Sport

“Unë jam lider”, Granit Xhaka flet për rikthimin në Premierligë

14/08/2025
Aktuale

Mustafi emërohet zëvendëstrajner i Gjermanisë U-21

14/08/2025
Sport

Serbët sulmojnë në Beograd tifozët polakë

13/08/2025
Sport

PSG fiton Superkupën e Evropës

13/08/2025
Sport

“Ndaloni vrasjen e fëmijëve” / UEFA ‘thyen heshtjen’ në Superkupë, mesazh i fortë nga fusha për konfliktin që po trondit botën

13/08/2025
Sport

Mosha veç numër për Venus Williams, 45 vjeçarja do të luaj në US Open

13/08/2025
Next Post
OBSH: Spitali Al-Shifa i Gazës, një zonë vdekjeje! Kërkohet evakuimi urgjent i pacientëve

OBSH: Spitali Al-Shifa i Gazës, një zonë vdekjeje! Kërkohet evakuimi urgjent i pacientëve

U lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbeniten, Fero ‘arratiset’ në këtë vend

14/08/2025

Vihet në funksion qarkorja që lidh Ohrin dhe Strugën, Maqedoninë dhe Shqipërinë

14/08/2025

Duke filluar nga nesër e deri më 15 shtator, pajisjet shkollore do të shiten për së paku 15% më lirë

14/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk