Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Sveçla: Nesër është mundësia e çlirimit të qytetarëve në veri

22/04/2023
Sveçla: Nesër është mundësia e çlirimit të qytetarëve në veri
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla lidhur me zgjedhjet që do të mbahen nesër në katër komunat veriore, ka shkruar se përkundër frikës dhe pasigurisë që tentojnë të përhapin qarqe të caktuara e të orkestruara, iu bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votim.
Sveçla ka shkruar se nesër është mundësia që përmes votës së qytetarëve, grupet që kanë udhëhequr nën dirigjimin e Vuçiq të marrin përgjigjen e merituar dhe qytetarët të çlirohen përfundimisht nga ta.

Qytetarët tanë të komunitetit serb vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënime e presion nga strukturat ilegale e kriminale të dirigjuara nga Beogradi.

Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve të cilët akuzohen se janë angazhuar në institucionet tona. Pasi nën presion i’u kanë kërkuar dorëheqjet nga institucionet tona, tani edhe i ndëshkojnë përmes arrestimeve e i kërcënojnë përmes formave të ndryshme.

Qëllimet e Serbisë për destabilizimin e vendit tonë më së shumti kanë rënduar mbi qytetarët e komunitetit serb të cilët në vazhdimësi janë përdorur si mjet për arritjen e qëllimeve të tyre. Ata janë kërcënuar në vazhdimësi, janë sulmuar, veturat dhe pronat e tyre janë djegur sapo i kanë dorëzuar targat ilegale të Serbisë, bizneset e tyre janë shkatërruar çdoherë që pronarët nuk kanë pranuar të jenë pjesë e lojërave të tyre. Zërat ndryshe janë ndalur padrejtësisht e me orë të tëra nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë ndërsa tani kur jemi në proces zgjedhor, shumë kandidatë janë penguar e janë dorëhequr përshkak të presioneve e sulmeve të shumta.

Nesër do të mbahet procesi zgjedhor në 4 komunat veriore dhe përkundër frikës dhe pasigurisë që tentojnë të përhapin qarqe të caktuara e të orkestruara, ju bëj thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votim. Nesër është mundësia që përmes votës së qytetarëve, grupet që kanë udhëhequr nën dirigjimin e Vuçiq të marrin përgjigjen e merituar dhe qytetarët të çlirohen përfundimisht nga ta.

Previous Post

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Evropë më të lartat nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Next Post

Matura shtetërore në RMV do të mbahet më 27 maj

Related Posts

Kosovë

James Rubin përfundon dëshminë tre-ditore në Gjykatën Speciale

17/09/2025
Kosovë

Lista Serbe kthen fushatën në lavdi për terroristin e Banjskës, ekspertët kërkojnë ndërhyrje urgjente

17/09/2025
Kosovë

KFOR: Situata në Kosovë e qëndrueshme, por me rrezik eskalimi

17/09/2025
Kosovë

James Rubin dëshmon edhe sot në Hagë

17/09/2025
Kosovë

Rubin dëshmon në Hagë: Kjo nuk është drejtësi, po bëhet fajësim politik

16/09/2025
Kosovë

Ish-diplomati amerikan për Thaçin: Trajtim i pazakontë ndaj një burrështeti që është vetëdorëzuar

16/09/2025
Next Post
Matura shtetërore në RMV do të mbahet më 27 maj

Matura shtetërore në RMV do të mbahet më 27 maj

Moti me diell dhe erë mesatare, temperatura deri në 28 gradë

18/09/2025

Mexhiti: Çairi meriton të ngjitet në majat e suksesit përmes investimeve në sport dhe rini

17/09/2025

PSG e nis Ligën e Kampionëve me fitore të thellë prej 4-0 ndaj Atalantës

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk