Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Suspendohet nga puna drejtori serb në RTK2, në lajme lejoi të përmendet “Kosova i Metohija” dhe “viktimat serbe”

30/09/2023
Suspendohet nga puna drejtori serb në RTK2, në lajme lejoi të përmendet “Kosova i Metohija” dhe “viktimat serbe”
0
SHARES
75
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i RTK-së në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar me datën 30 Shtator, 2023, pas një vlerësimi të raportimit që është bërë në RTK, lidhur me ngjarjen tragjike të sulmit terrorist nga formacione paraushtarake serbe, në të cilin u vra një polic i Kosovës, ka marrë disa masa të rëndësishme për të korrigjuar shkeljet e standardeve profesionale të raportimit.

Bordi i RTK-së, përmes një komunikate bëri të ditur se pas një diskutimi të detajuar dhe një analize të situatës rreth kronikës së transmetuar në lajmet e RTK2 (kanali në gjuhën serbe) me datë 28 shtator 2023, pas propozimit nga drejtori i përgjithshëm, Bordi i RTK-së në mënyrë unanime ka vendosur për suspendimin nga detyra për një afat 30 ditor të drejtorit të RTK2, Zhelko Tvërdishiq. Kjo masë është marrë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi.

“Gjatë kësaj periudhe, menaxhmenti i RTK-së do të kryejë një analizë të hollësishme të situatës dhe të raportimit në përgjithësi, me qëllim që të identifikohen të gjitha shkeljet e mundshme të standardeve profesionale dhe të merren masat e duhura për t’i korrigjuar. Po ashtu, masa të tjera disiplinore do të ndërmerren ndaj të gjithë individëve përfshirë në shkeljet e raportimit profesional dhe që janë të përcaktuara në ligjet dhe rregulloret me të cilat operon RTK”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se kryetari i Bordit të RTK-së me datën 24 shtator përmes një e-maili ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm dhe rrjedhimisht nga të gjitha njësitë që të kenë kujdes të shtuar dhe vigjilencë në raport me situatën, si dhe të raportojnë me profesionalizëm.

“Bordi i RTK-së vazhdon të mbështesë lirinë e medieve, profesionalizmin dhe integritetin e raportimit të pavarur, dhe është i vendosur të sigurojë që të gjitha veprimet të përputhen me këto parime dhe me Ligjin për RTK dhe frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet, mes tjerash, në komunikatë.

Previous Post

Putin: Katër rajonet e aneksuara në Ukrainë kanë votuar për të qenë pjesë e Rusisë

Next Post

Lëvizja BESA: Ali Ahmeti dhe Kovaçevski të flasin publikisht a janë ende pjesë e “Ballakanit të Hapur” të Serbisë

Related Posts

Kosovë

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet komunale, Kurti: Tri komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Kosovë

Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot? Rezultatet e ‘exit poll-eve’ në Kosovë

12/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Next Post
Lëvizja BESA: Ali Ahmeti dhe Kovaçevski të flasin publikisht a janë ende pjesë e “Ballakanit të Hapur” të Serbisë

Lëvizja BESA: Ali Ahmeti dhe Kovaçevski të flasin publikisht a janë ende pjesë e “Ballakanit të Hapur” të Serbisë

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

13/10/2025

Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk