Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

“Super e Marta” e presidencialeve, shansi i fundit për Nikki Haley, votohet në 15 shtete

05/03/2024
“Super e Marta” e presidencialeve, shansi i fundit për Nikki Haley, votohet në 15 shtete
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Elektorati në Shtetet e Bashkuara do të votojë në 15 shtete federale, në atë që quhet “Super e Marta” e zgjedhjeve paraprake presidenciale.

Bëhet fjalë për grupin më të madh të shteteve, ku në të dyja kampet votohet në të njëjtën ditë dhe ku përfshihen edhe dy ndër shtetet më të populluara, Teksasi dhe Kalifornia. Zgjedhjet në këto shtete konsiderohen si të rëndësishme për qartësimin e kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet presidencialet të 5 Nëntorit.

Ato kanë 30% të delegatëve demokratë dhe 36% të republikanëve. Trump do të duhet të fitojë 1215 nga 2429 delegatë, ndërsa presidentit Biden i duhen 1968 nga 3934 delegatë për t’u shpallur zyrtarisht kandidatë nga partitë respektive.

Në kampin e Republikanëve analistët nuk presin surpriza, pasi Donald Trump ka përballë vetëm një kandidate si Nikki Haley, e cila të dielën korri fitoren e vetme përballë tij në Uashington, por ka arritur të grumbullojë gati 6 herë më pak delegatë për në konventën kombëtare të korrikut ku zgjidhet kandidati republikan.

Edhe tek demokratët, Joe Biden është në rrugën e sigurtë të rikonfirmimit.

Po ashtu, Trump shkon në zgjedhjet e “Super të Martës” pas fitores së një beteje të rëndësishme kundër përjashtimit nga pjesëmarrja në disa shtete.

Rezultatet nga shtetet që kanë votuar, tregojnë se Trump po humbet njëfarë mbështetjeje në mesin e votuesve më të rinj, por duket se ka mbajtur mbështetjen e shumicës së femrave republikane.

Previous Post

Gani Germia zbulon personin që e zhgënjeu: Ia lashë amanet të shkojë te nëna ime, por nuk e bëri

Next Post

Festë e madhe në familjen e Linda Hakaj

Related Posts

Botë

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025
Botë

Emine Erdogan i shkruan Melania Trump: Tregoni ndjeshmëri edhe për Gazën

23/08/2025
Botë

Mijëra kërkesa për biberonët për të rritur, trendi i ri në Kinë përhapet me shpejtësi, por çfarë thonë ekspertët

23/08/2025
Botë

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

23/08/2025
Botë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22/08/2025
Botë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22/08/2025
Next Post
Festë e madhe në familjen e Linda Hakaj

Festë e madhe në familjen e Linda Hakaj

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025

Emine Erdogan i shkruan Melania Trump: Tregoni ndjeshmëri edhe për Gazën

23/08/2025

Zbulohet kontrata martesore e Ronaldos me Giorginën nëse divorcohen

23/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk