Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Sulmi  në Gjermani, profili i mjekut saudit që “mbolli” vdekjen! Dëshmi tronditëse

21/12/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmijë të vogël, u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi një makinë përplasi një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjes në Gjermani.

Policia tha se shoferi ishte arrestuar pas incidentit në qytetin lindor të Magdeburgut, ndërsa qeveria lokale konfirmoi se 68 persona u plagosën, 15 në gjendje të rëndë.

Një makinë tip BMW SUV e zezë u përplas me shpejtësi të madhe në turmën e mbledhur në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg.Shoferi, një mjek 50-vjeçar saudit, u arrestua menjëherë dhe policia po heton për motivet e ngjarjes së rëndë.

Profili i autorit

Taleb A. mbërriti në Gjermani në vitin 2006 nga Arabia Saudite dhe që nga viti 2016 ka marrë statusin e azilit si refugjat politik.

Në fakt, ai ishte një anëtar i shquar i komunitetit saudit në Gjermani dhe vepronte si një pikë kontakti për bashkatdhetarët e tij që kërkonin azil, kryesisht gratë, ndërsa ishte veçanërisht aktiv në rrjetet sociale dhe me postimet e tij shpesh ishte kundër Islamit.

Sipas RTL, ai kohët e fundit shprehu pakënaqësinë e tij me politikën e shteteve të Gjirit dhe mbështeti Alternativën për Gjermaninë (AfD), ishte një fans i Elon Musk, përqafoi shumë teori konspirative dhe nuk ishte i njohur për autoritetet gjermane si i radikalizuar.

 

50-vjeçari saudit punoi si mjek në departamentin psikiatrik të një klinike në Bernburg, rreth 50 kilometra në jug të Magdeburgut.

Një ekspert për terrorizmin foli për mungsë sigurie

Eksperti i terrorizmit Hans-Jakob Schindler nga Projekti Kundër Ekstremizmit vuri në dukje mungesën e sigurisë, duke iu referuar sulmit ndaj turmës në Magdeburg.

“Së pari, është e habitshme që një automjet i çdo madhësie mund të arrijë në një treg Krishtlindjesh në një qytet të madh. Fakti që një sulm i tillë ishte i suksesshëm tregon një gabim sigurie”, tha Schindler duke folur në kanalin gjerman ZDF.

“Mënyra për të parandaluar një sulm të tillë është një perimetër i mbyllur me barrikada betoni ose metali të rëndë”, theksoi ai.

Barrikada të tilla janë vendosur në shumë tregje në Gjermani që nga sulmi vdekjeprurës në tregun Breitscheidplatz në Berlinin Perëndimor në vitin 2016.

Duke iu referuar profilit të sulmuesit të dyshuar, Hans-Jakob Schindler theksoi se fakti që ai është 50 vjeç është mjaft i pazakontë, pasi vitet e fundit sulme me motive islamike janë kryer nga njerëz gjithnjë e më të rinj, madje edhe nën moshën 20 vjeç, të cilët gjithashtu radikalizohen më lehtë, qoftë edhe nëpërmjet internetit.

“Mosha është e pazakontë, por kombësia është gjithashtu e pazakontë”, tha ai, duke vënë në dukje se hera e fundit që sauditët u përfshinë në një sulm terrorist ishte në vitin 2001, në sulmet e 11 shtatorit në SHBA.Dëshmitë

Dëshmitarët okularë thonë se makina, BMW e zezë, është përplasur në orën 19:04 të së premtes me turmën në sheshin para bashkisë.

Videot në mediat sociale tregojnë një makinë që kalon me shpejtësi në turmë dhe njerëz që vrapojnë në panik nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët okularë thonë se makina e sulmuesit pasi ka kaluar barrierat është përplasur në një treg me disa familje. Ata shtojnë se shoferi ka qenë duke lëvizur në mënyrë zig-zag.

Shumë prej tyre arritën të hidheshin anash dhe të shpëtonin.

Një dëshmitar përshkruan ngjarjen

Një dëshmitar i tha Sky News se dëgjoi njerëzit që bërtisnin ndërsa makina kalonte me shpejtësi nëpër tregun e Krishtlindjes.

Liam Clowes, 29 vjeç, ishte në treg me të dashurën e tij kur dëgjoi një zhurmë të fortë.“U ktheva dhe në fillim mendova se zhurma ishte nga karuseli i fëmijëve që ndodhej pas nesh”, tha ai.

“Papritmas një makinë vjen nga e djathta jonë. Ai po lëvizte me shpejtësi dhe e kuptova se diçka e rëndë po ndodhte.

Clowes tha se makina ishte rreth 15 metra larg dhe ai pa se ajo godiste njerëzit.

“Shoferi nuk frenoi, vetura vetëm kaloi nëpër njerëz”, tha ai, duke shtuar se ka dëgjuar të bërtitura, ka kapur dorën e të dashurës dhe ka vrapuar në drejtim të kundërt.

Edhe përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, shprehu mbështetjen e Antonio Guterres dhe Kombeve të Bashkuara.

Lidhur me motivin e sulmuesit, autoritetet thanë se hetimet po vazhdonin.

Një sulm i ngjashëm me atë të Berlinit

Tetë vjet më parë, Gjermania përjetoi një sulm të ngjashëm terrorist.

Më 19 dhjetor 2016, Anis Amri, një tunizian me lidhje me islamistët që kishin kërkuar azil në Gjermani, u fut në një treg Krishtlindjesh në Berlin me një kamion. Dymbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sulmuesi u arratis, por u vra në një shkëmbim zjarri në Milano disa ditë më vonë.

Previous Post

Tjetër moment paniku në Serie A, lojtari përfundon i shtrirë në tokë, mjekët vrapojnë në fushë

Next Post

Tërmet i fortë 4.9 ballë në Patra të Greqisë

Related Posts

Botë

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025
Botë

Ky është çmimi tronditës që thuhet se Apple po paguan për tarifat e Trumpit

02/08/2025
Botë

Skandal! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

02/08/2025
Botë

Volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

02/08/2025
Botë

Hamasi refuzon të çarmatoset: Nuk do të ndodhë derisa të krijohet shteti palestinez

02/08/2025
Aktuale

Ky është vendi shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

02/08/2025
Next Post

Tërmet i fortë 4.9 ballë në Patra të Greqisë

E rëndë/26 vjeçari i papunë prej kohësh, plagos nënën e tij disa herë me thikë!

02/08/2025

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025

Nga java e ardhshme rritje të temperaturave

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk