Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Sulmi ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, policia arreston një tjetër të dyshuar

17/06/2023
Sulmi ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, policia arreston një tjetër të dyshuar
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se ditën e sotme është arrestuar një tjetër nga sulmuesit e gazetarëve në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter ai bën me dije se Policia e Kosovës në Jarinje ka arrestuar shtetasin Dalibor Spasic, i cili dyshohet të jetë njëri nga sulmuesit e gazetarëve.

Ai thekson se të gjithë personat që janë përfshirë në sulmet e tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi.

“Një tjetër kriminel, Dalibor Spasic, i cili sulmoi brutalisht gazetarët, u arrestua sot. Të gjithë të përfshirë në sulmet e tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Puna e policisë vazhdon për identifikimin e të gjithë autorëve. Kriminelët nuk do të minojnë ligjin dhe rendin në vendin tonë”, shkruan Sveçla.

Ndër të tjera duke falënderuar policinë e Kosovës për punën e bërë, ai thotë se asnjë akt kriminal nuk do të kalojë pa pasoja.

“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar Sveçla.

Sulmet ndaj gazetarëve në komunat veriore të Kosovës, janë shpeshtuar javët e fundit, derisa ata po raportojnë për zhvillimet në këtë pjesë të vendit. Tensionet në veri u rritën në fund të majit, kur Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët të futen në ndërtesat komunale, me gjithë kundërshtimet e serbëve lokalë.

Previous Post

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërron jetë e mitura

Next Post

Aksidenti i rëndë ku u përfshij makina me targa nga Gostivari – humb jetën 8-vjeçarja

Related Posts

Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Kosovë

Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot? Rezultatet e ‘exit poll-eve’ në Kosovë

12/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Kosovë

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025
Kosovë

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025
Kosovë

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025
Next Post
Aksidenti i rëndë ku u përfshij makina me targa nga Gostivari – humb jetën 8-vjeçarja

Aksidenti i rëndë ku u përfshij makina me targa nga Gostivari – humb jetën 8-vjeçarja

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk