Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Sulmi me raketa në Ukrainë, 5 mesazhet që Putin po i dërgon Perëndimit

29/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia nisi ditën e djeshme, 28 gusht, një ofensivë ajrore të përmasave të mëdha ndaj Ukrainës, duke sfiduar paralajmërimet ndërkombëtare dhe negociatat e hapura me Shtetet e Bashkuara. Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroinjë sulm të koordinuar dhe brutal, që ka goditur jo vetëm Kievin, por edhe objektiva të tjerë civilë e ushtarakë në disa rajone të vendit.

Sulmi mbi kryeqytetin ukrainas u shënua si një nga episodet më të përgjakshme të kësaj fushate. Një seri shpërthimesh me raketa dhe dronë goditën ndërtesa banimi dhe infrastrukturë civile, duke lënë pas dhjetëra viktima dhe një mesazh të qartë për qeverinë e Volodymyr Zelensky dhe aleatët e saj perëndimorë: një përshkallëzim i mëtejshëm është real.

Operacioni rus vjen si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të Ukrainës mbi rafineritë e naftës në territorin rus sulme që kanë prekur rëndë furnizimin me karburant dhe kanë nxitur reagimin e ashpër të Kremlinit.

Në mesin e objektivave të goditura ishte edhe një ndërtesë në Kiev ku ndodhen zyrat e delegacionit të Bashkimit Evropian dhe selia e British Council. Po ashtu, një operacion i veçantë është zhvilluar në deltën e Danubit, pranë kufirit me Rumaninë, pra, buzë territorit të BE-së. Një dron detar rus ka depërtuar dhjetëra kilometra në lumenj dhe ka goditur anijen “Simferopol”, një nga të paktat njësi të mbetura të marinës ukrainase, e specializuar në zbulim elektronik dhe e përdorur në operacione kundër porteve në Krime.

Një tjetër objektiv me peshë simbolike ishte edhe fabrika e kompanisë turke Bayraktar, e cila ndodhet në periferi të Kievit. Edhe pse ende e painauguruar, ajo u godit nga dy raketa hipersonike ruse Kinzhal, që kaluan sistemin mbrojtës amerikan Patriot. Goditja shkaktoi një zjarr të madh që vazhdoi për orë të tëra dhe që u pa në pjesën më të madhe të kryeqytetit.

Kremlini, me këtë sulm, ka dhënë një sinjal të fortë për kompanitë e huaja që mbështesin industrinë ushtarake të Ukrainës, përfshirë ato që ndihmojnë ndërtimin e asaj që presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e ka quajtur “Iriqi prej çeliku”, mbrojtja e re ukrainase kundër pushtimit rus.

Ndërkohë, edhe depoja e lokomotivave dhe trenave në Ukrainë u godit, në një përpjekje për të ndëshkuar sulmet e fundit ukrainase mbi linjat hekurudhore në territoret e pushtuara nga Rusia, një taktikë që Kievi ka nisur ta përdorë për të penguar përgatitjet e një ofensive të re tokësore ruse.

Pesë mesazhet e “koduara” të Putin:

  • Demoralizimi i popullsisë civile – Sulmet mbi Kievin, që goditën ndërtesa banimi dhe krijuan skena paniku mes civilëve, synojnë të minojnë moralin e një populli të lodhur nga mbi 40 muaj luftë.

  • Sfida ndaj Perëndimit – Me një raketë që shkatërroi godinën ku ndodhen zyra të BE-së dhe British Council, dhe me një sulm brenda deltës së Danubit pranë kufirit rumun, Rusia ka dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

  • Ndëshkim për mbështetjen ushtarake – Goditja e fabrikës së dronëve turq Bayraktar në periferi të Kievit, si dhe e një filiali të një kompanie amerikane javën e kaluar, janë sinjale për kompanitë e huaja që ndihmojnë Ukrainën në fushën e mbrojtjes.

  • Paralajmërim për hekurudhat dhe logjistikën – Sulmet ndaj depozitimeve hekurudhore kanë për qëllim të ndalojnë përpjekjet e Ukrainës për të goditur linjat logjistike ruse dhe për të përgatitur një kundërofensivë.

  • Demonstrim i fuqisë së arsenalit rus – Përdorimi i raketave hipersonike, dronëve kamikazë dhe sulmeve të koordinuara tregon se Rusia ka kapacitete të mjaftueshme për të përsëritur sulme të tilla me intensitet të lartë në të ardhmen e afërt.

Previous Post

Testimet në Arktik sinjalizojnë se Rusia po zhvillon një armë të re bërthamore

Next Post

Gucati: Së shpejti do të dalim me emrat e eksponentëve të VV-së që çuan dokumentacione në Hagë

Related Posts

Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Botë

Ndahet çmimi “Nobel” për paqen, e fiton një politikane

10/10/2025
Next Post

Gucati: Së shpejti do të dalim me emrat e eksponentëve të VV-së që çuan dokumentacione në Hagë

Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

12/10/2025

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk