Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Sulmi brutal ndaj kryebashkiakes gjermane, merren në paraburgim dy fëmijët e saj

09/10/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke të Gjermanisë, Iris Stalzer.

Stalzer, e gjetur në shtëpi me plagë therëse, e ka përmendur vajzën e saj si të dyshuar për sulmin, sipas policisë.

Tutje, policia ka bërë të ditur se Iris Stalzer, që pritet të marrë detyrën muajin tjetër, u gjet me plagë të shumta therëse të martën. Ajo tani është në gjendje të qëndrueshme, pasi u dërgua me helikopter në spital.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan pak pas mesditës nga vajza e saj 17-vjeçare, e cila raportoi se Stalzer ishte plagosur rëndë jashtë shtëpisë së saj në një tentativë grabitjeje.

Si vajza e kryebashkiakes së zgjedhur ashtu edhe djali 15-vjeçar janë dërguar në paraburgim.

Në një përditësim të mërkurën, hetuesi i policisë Jens Rautenberg tha se Stalzer tregoi me gisht vajzën e saj si të dyshuarën gjatë marrjes në pyetje.

Oficerët gjithashtu përcaktuan se sulmi duket se ka ndodhur brenda, gjetën dy thika dhe rroba që besohet se janë përdorur dhe përcaktuan se nuk kishte shenja të një motivi politik, transmeton Klankosova.tv.

Prokurori Bernd Haldorn tha se e konsideron këtë një rast dëmtimi trupor dhe zyrtarët kanë ndërmend t’i lirojnë fëmijët dhe t’i lënë në duart e mirëqenies së të rinjve.

Kjo zyrë mund të vendosë më pas për masa të mëtejshme ndërsa hetimi vazhdon.

Previous Post

Pezullohen zgjedhjet në Tiranë, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Veliajt

Next Post

Prokuroria ka hapur hetim të ri për abuzimet në TEC Manastir, paraburgim për disa persona

Related Posts

Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

03/11/2025
Botë

Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s

03/11/2025
Next Post

Prokuroria ka hapur hetim të ri për abuzimet në TEC Manastir, paraburgim për disa persona

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025

Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk