Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Sulm në një autobus në Gjermani/ Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe

01/09/2024
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e premte, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona, dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën.

Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe. 

“Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”,  thotë kryebashkiaku. 

Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja 

Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. P, A.B, dhe B, R-P.  (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t’i publikojmë). 

 Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen. 

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. P. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. B. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke. 

Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr”, rrëfen në një bisedë me telefon për DW B. R-P, e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante. 

Vetëm pas daljes nga autobusi A.P. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.P. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh. 

Trajtimi nga autoritetet 

  1. R-P. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënëviktimë.

Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. “Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme”, thotë B. R-P./DW 

Previous Post

Rikthehet Mural Fest, portreti i Ismail Kadaresë përjetësohet në një pallat në Tiranë

Next Post

Liverpooli fiton bindshëm ndaj Unitedit

Related Posts

Aktuale

VLEN dhe Arbëria bashkojnë forcat, 19 tetori bëhet fitore e pashmangshme!

09/09/2025
Aktuale

Sot përballja vendimtare e Kombëtares, plani i Sylvinhos

09/09/2025
Botë

Në Holandë mirë për punëtorët, 32 orë në jave apo 4 ditë punë

09/09/2025
Aktuale

Izrael-Itali mbyllet me sherr në fushë, Gatuzo kërcënon kundërshtarin dhe pastaj vendos paqen

09/09/2025
Aktuale

Moti gjatë ditës në Maqedoni

09/09/2025
Botë

Macroni do të emërojë kryeministrin e ri brenda pak ditësh

08/09/2025
Next Post

Liverpooli fiton bindshëm ndaj Unitedit

VLEN dhe Arbëria bashkojnë forcat, 19 tetori bëhet fitore e pashmangshme!

09/09/2025

BDI: Memorandumi i mirëkuptimit mes Fondit të Sigurimit Pensional të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Republikës Serbe: Një hap i rrezikshëm drejt minimit të sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinës

09/09/2025

Kush janë 15 kompanitë shtetërore që për 3 muaj humbën 16 milionë euro?

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk