Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Suksesi i Bujar Osmanit me OSBE kishte vulën amerikane. Ja çka thonin krerët amerikan për diplomacinë e tij

10/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përskaj sulmeve të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe zëdhënësve të tij në Qeveri nga koalicioni VLEN në adresë të ish kryediplomatit Bujar Osmani dhe veprimtarisë së tij në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme, për diplomacinë e Maqedonisë së Veriut 2020- 2024 dhe veçanërisht për kryesimin me OSBE 2023, flasin zyrtarë të lartë amerikan.

Fillimisht të kujtojmë çka tha Xhejms Obrajan, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, në lidhje me ndryshimin e agjendës së sekretarit të shtetit Entoni Blinken vetëm për t’i kushtuar vëmendje të veçantë lidershipit të Bujar Osmanit me OSBE-në, e cila i pati dhënë peshë diplomacisë së vendit.

“Është porosi se sekretari Blinken mendoi se është e rëndësishme ta ndryshojë agjendën që të jetë i sigurt se do të jetë këtu dhe të dëshmojë mbështetje për OSBE-në dhe kryesimin e ministrit Osmani”, pati thënë ndihmës sekretari amerikan i shtetit Xhejms Obrajan.

Edhe ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut Angela Ageler në intervistën e saj dhënë për Kanal77 pas mbajtjes së Konferencës së OSBE-së në Shkup, në fund të vitit të kaluar, theks të veçantë kishte vendosur mbi punën që bëri Ministri i Jashtëm Bujar Osmani para se të vij sekretari i shtetit amerikan Entoni Blinken.

“Fakti që Sekretari i Shtetit ishte këtu, mendoj ishte diku vetëm katër orë e gjysmë, është kaq domethënës dhe është një shenjë kaq e madhe se sa … haptazi, se si ky vend në pozicionin e tij të kryesimit të OSBE-së … për punën e shkëlqyer që bëri Ministri i Jashtëm dhe ekipi i tij, dhe të tjerë në zyrën e OSBE-së në Vjenë, të cilët kanë punuar gjatë këtij viti, me gjasë më i vështiri me të cilin është përballur OSBE që nga fillimi i saj. Me invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës, me të gjitha ato çështje… ishte tepër e vështirë. E megjithatë, shteti arriti të bashkojë liderët nga e gjithë bota në një vend, përfshirë edhe sekretarin Blinken… sigurisht, një pjesë e mirë e kësaj ishte edhe puna e Sekretarit të Shtetit… Ishte për rëndësinë, që ai mendon se OSBE-ja e ka, por edhe për këtë shtet dhe rolin e saj në rajon.

Është diçka që ne në Shtetet e Bashkuara e vlerësojmë shumë, që ky vend mund të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e vendeve të ndryshme dhe liderëve të ndryshëm, me pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme, shpesh të kundërta me njëri-tjetrin, madje edhe armiqësor, ky vend mund t’i bashkojë në një vend, siç ka bërë që nga momenti kur u bë shtet, zëra të ndryshëm dhe të arrijë marrëveshje. Pra, prania e Sekretarit të Shtetit ishte shumë domethënëse dhe shpresoj që dëgjuesit tuaj ta vlerësojnë këtë, atë njohje të punës së madhe që ka bërë ky vend”, pati thënë ambasadorja ambasadorja Ageler.

Vet sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken e kishte vlerësuar lartë kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut. “Kryesimi i deritanishëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në është fantastik!”, kishte thënë Blinken.

“Shpreha mbështetjen për reformat e vazhdueshme demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe mirënjohjen për udhëheqjen e Ministrit të Jashtëm Osmani në çështjen e Ukrainës si kryesues i OSBE-së”, kishte shkruar Blinken pas një takimi me Bujar Osmanin.

Previous Post

Parashikimi i motit për sot

Next Post

Pasi e bëri nusen për spital dhe u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

Related Posts

Aktuale

Parashikimi i motit për sot

10/08/2025
Maqedoni

VLEN: Reagim mbi qëndrimet e Bujar Osmanit

09/08/2025
__kateg

Durmishi: I nxorëm nga Qeveria, tani çlirojmë komunat!

09/08/2025
Maqedoni

Osmani: Zgjedhjet lokale janë referendum kundër vasalitetit

09/08/2025
Maqedoni

Dauti i përgjigjet Ademit: Takimi po, por para qytetarëve dhe kamerave

09/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Për Çairin nuk pranojmë zgjidhje gjysmake

09/08/2025
Next Post

Pasi e bëri nusen për spital dhe u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

VLEN: Bujar Osmani të përgjigjet se ku përfunduan 120 milionë denarë të parave të popullit?

10/08/2025

“A mund të na tregoni si vdiq?”, Salah kritikon UEFA-n për “Pelen palestinez”

10/08/2025

Pasi e bëri nusen për spital dhe u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

10/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk