Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Stuhia “Hilary” godet bregdetin e Meksikës, priten përmbytje edhe në SHBA

20/08/2023
Stuhia “Hilary” godet bregdetin e Meksikës, priten përmbytje edhe në SHBA
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Stuhia tropikale “Hilary” u zhvendos drejt bregdetit meksikan Baja dhe goditi aty të dielën. Stuhia nuk kishte më forcën e një uragani, por meteorologët vazhdojnë ta konsiderojnë me rrezik për jetën dhe pritet të shkaktojë përmbytje në mbarë rajonin perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa stuhia “Hilary” ndodhej rreth 350 kilometra në jugperëndim të San Diegos, Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi se kishte arritur një shpejtësi maksimale erërash prej 110 kilometrash në orë pranë bregdetit në Oqeanin Paqësor.

Qytetet meksikane Ensenada dhe Tijuan patën mbyllur paraprakisht të gjitha plazhet dhe kishin çelur disa vendstrehime në komplekset sportive dhe zyrat qeveritare.

Drejtori i Qendrës së Uraganëve, Michael Brennan, tha se megjithëse “Hilary” ishte dobësuar, nga një uragan i kategorisë 4, njerëzit duhet t’i druheshin më shumë dëmit nga ujërat.

“Përmbytja nga reshjet ka shkaktuar viktimat më të shumta gjatë stuhive tropikale dhe uraganeve në Shtetet e Bashkuara gjatë 10 viteve të fundit dhe nuk doni të shndërroheni në një statistikë”, tha zoti Brennan gjatë seance informimi nga Majami.

Meteorologët mendojnë se “Hilary” do të hyjë në histori si stuhia e parë tropikale që godet Kaliforninë Jugore pas gati 84 vitesh, duke sjellë përmbytje, rrëshkitje toke, tornado, erëra të forta dhe ndërprerje energjie.

Paralajmërime për përmbytje dhe stuhi tropikale u dhanë përgjatë gjithë Kalifornisë Jugore, që nga bregdeti i Paqësorit dhe deri në zonat e brendshme malore dhe të shkretëtirës, madje deri në veri në Oregon dhe Ajdaho. “Hilary” pritej të vazhdonte me forcën e stuhisë tropikale deri në Nevadën Qendrore në orët e para të së hënës, kur pritet edhe të fillojë të qetësohet.

Vetë Kalifornia është tashmë nën gjendje emergjence dhe janë përgatitur furnizime me ushqime, ujë të pijshëm dhe ndihma të tjera. Urdhëra evakuimi janë dhënë për banorët dhe plazhistët në Ishullin Santa Catalina, si dhe për disa komunitete malore në Qarkun San Bernardino. Autoritetet në qytetin Los Anxhelos u përpoqën të tërheqin të pastrehët brenda vendstrehimeve, si dhe u mbyllën të gjitha plazhet në San Diego dhe Qarkun Orange.

“I bëj thirrje të gjithëve që gjenden në trajektoren e kësaj stuhie, të marrin masa dhe të dëgjojnë udhëzimet e zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë”, tha Presidenti Biden.

Ndërkohë një tjetër stuhi në Oqeanin Atlantik mori të dielën emërtimin stuhia tropikale “Emily”, ndërsa vazhdon të jetë larg tokës dhe lëviz në oqean drejt perëndimit.

Previous Post

Maqedonia, kampione e kostos së lartë për jetesë

Next Post

Zjarret në Tenerife të Spanjës, evakuohen mbi 12 mijë njerëz

Related Posts

Botë

Trump njofton sulme të mundshme tokësore ndaj Venezuelës

16/10/2025
Botë

Dita Botërore e Ushqimit

16/10/2025
Botë

Siguria ajrore e Evropës rrezikohet nga presioni dhe shkurtime kostosh

16/10/2025
Botë

Hamasi kthen eshtrat e dy pengjeve të tjera, por thotë se duhet më shumë kohë për të arritur të tjerët

16/10/2025
Botë

Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan

15/10/2025
Botë

Ky është njeriu me emrin më të gjatë në botë, i duhen 20 minuta për ta thënë të plotë

15/10/2025
Next Post
Zjarret në Tenerife të Spanjës, evakuohen mbi 12 mijë njerëz

Zjarret në Tenerife të Spanjës, evakuohen mbi 12 mijë njerëz

Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur 43.000 qytetarë

16/10/2025

Rregulla të reja në kufirin me Kroacinë: Do të ketë korsi të ndara hyrjeje dhe daljeje edhe për udhëtarët nga Maqedonia

16/10/2025

Bullgaria thërret ambasadorin sllovak për bisedime lidhur me deklaratat e Pellegrinit për bllokada dhe kushte për Maqedoninë

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk