Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

​Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara

24/11/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një stuhi e madhe shkaktoi reshje dëbore dhe shiu në Kaliforni, duke çuar në rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa akse rrugore, ndërsa në anën tjetër të vendit të shtunën u dhanë paralajmërime për stuhi në zonat të tjera të Shteteve të Bashkuara.

Një tjetër stuhi pritet të mbërrijë gjatë javës së festës së Ditës së Falënderimeve, sipas Torry Dooley, meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit.

Ultësira perëndimore amerikane deri në pjesën që njihet si “Great Lakes”, pranë Kanadasë, do të përfshihen nga reshje shiu dhe dëbore të hënën, ndërsa në brigjet lindore amerikane pritet përkeqësim i motit gjatë ditës së festës, të enjten.

Zonat nga Bostoni deri në Nju Jork mund të përballen me reshje dhe erëra të forta. Në pjesët veriore të Nju Hampshërit dhe Meinit mund të bjerë dëborë.

Stuhia goditi pjesën Veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe lënë pa energji elektrike mijëra vetë, kryesisht në zonën e Siatëllit, përpara se erërat e forta të zhvedosesin drejt Kalifornisë Veriore.

Brigjet perëndimore amerikane u goditën të martën nga një “ciklon bombë”, i cili ndodh kur një ciklon intensifikohet me shpejtësi. Erërat e forta rrëzuan pemë, dëmtuan makina dhe shtëpi.

Reshjet e shiut në Santa Rosa të Kalifornisë vazhduan për tre ditë me radhë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Ndërkohë në brigjet lindore amerikane, ku disa zona në Nju Jork dhe Nju Xhersi ishin përfshirë nga zjarret, stuhia me reshje shiu u mirëprit nga banorët. Pjesë të Pensilvanisë u zbardhën nga reshje të mëdha bore.

Në disa pjesë të Virxhinias Perëndimore reshjet dëborës arritën deri në 61 centimetra dhe u shoqëruan me erëra të forta./Voa

Previous Post

Mexhiti: Kemi siguruar gjashtë autobusë ekologjik për Shkupin

Next Post

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

13/10/2025
Botë

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025
Botë

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Botë

Tre ekonomisë fitojnë çmimin Nobel për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen ekonomike

13/10/2025
Aktuale

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025
Botë

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025
Next Post
Tërmet i fuqishëm në Japoni

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare

13/10/2025

Elmazi nga Shishova: Kur flasim me një zë, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme!

13/10/2025

Sabaedin Dauti me porosi: E ardhmja e Gostivarit sapo fillon

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk