Stuhi e fortë në Greqi, ndërpritet transporti rrugor

Një stuhi e fortë ka përfshirë Greqinë këtë të hënë.

Siç raportojnë mediat e huaja, disa shoferë janë detyruar të ndërprisnin qarkullimin rrugor, pasi stuhia ishte shumë e fortë.

Mediat greke bëjnë me dije se parashikohen të tjera stuhi të forta, veçanërisht nga mbrëmja e së hënës e deri të mërkurën. Moti i keq, reshjet e dendura do të përfshijnë kontinentin perëndimor, qendror dhe verior si dhe në ishujt e Egjeut verior dhe lindor.

Ndërkoh edhe Italia është përfshirë nga një mot me reshje shiu, ku stuhitë e shiut breshëri dhe era kanë bërë që shumë zona të kenë probleme.

Më e rëndë gjendja është paraqitur në zonën e Toskanës, nëVersilia, për të cilën guvernatori Eugenio Giani thekson se vendi është goditur nga një stuhi e fortë shiu dhe breshëri, ndërsa era arrin deri në 108 km/h.

Një tornado goditi Monteçhia Crosara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sallën e sportit, ku u shembën edhe disa pemë.

Ndërsa era e fortë ka bërë që të bien edhe tjegullat nga çatitë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sipas parashikimeve stuhia pritet të prekë edhe Shqipërinë përgjatë ditës së nesërme, çka do të sjellë edhe një ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin.

Next Post