Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Studiues të njohur marrin pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve që zhvillohet në Universitetin e Tetovës

15/11/2023
Studiues të njohur marrin pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve që zhvillohet në Universitetin e Tetovës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve. Gjatë dy ditëve në vazhdim në auditorët e Universitetit tonë më shumë se 250 punonjës shkencorë do të prezantojnë ide, koncepte e zgjidhje të reja dhe inovative për problemet sociale, që vijnë si rezultat i kompleksitetit të epokës që e jetojmë.

Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, nisur nga kjo bëri një parantezë të ngjarjes duke shtuar se, në Universitetin e Tetovës i vlerësojmë idetë dhe qëndrimet që e orientojnë dhe i japin kahe shoqërisë, sepse besojmë fort se universitetet janë busulla orientuese e shoqërive, prandaj, në këtë Kongres kemi një bashkekzistencë plurale konferencash, që qëndrojnë në vijë logjike njëra me tjetrën.

“Konferenca IX Shkencore Ndërkombëtare e Fakultetit Ekonomik – ‘Rritja ekonomike në kushtet e pasigurisë’, ofron një hapësirë jetike për ekonomistët, politikëbërësit dhe drejtuesit e biznesit për të shkëmbyer njohuri mbi lundrimin në kompleksitetin e peizazhit të sotëm ekonomik. Konferenca VIII Shkencore Ndërkombëtare e Fakultetit Juridik, me temë “Në drejtimin e sfidave të reja: Ballkani Perëndimor në udhëkryqin e integrimeve në BE”, eksploron çështjet kritike me të cilat përballet Ballkani Perëndimor në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Konferenca VIII Shkencore Ndërkombëtare e Fakultetit Filozofik, me temë “Çështjet socio-kulturore: Qasjet dhe mundësitë në të kaluarën dhe sot’, thellohet në ndërlikimet e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore, duke ofruar një platformë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që formojnë shoqëritë me kalimin e kohës. Konferenca VIII Shkencore Ndërkombëtare e Fakultetit Filologjik, me temë ‘Filologjia dje, sot dhe nesër’ i fton gjuhëtarët, studiuesit e letërsisë dhe entuziastët e gjuhës që të reflektojnë në zhvillimin e studimeve gjuhësore dhe analizave letrare, duke siguruar ruajtjen dhe avancimin e trashëgimisë sonë letrare, gjuhësore e kulturore. Konferenca IV Shkencore Ndërkombëtare e Fakultetit Pedagogjik, me temë ‘Arsimi me Qasje transformuese’, hulumton metoda novatore që formësojnë të ardhmen e arsimit, duke siguruar që institucionet tona të mbeten në ballë të përparimeve pedagogjike”, tha Prof. Dr. Agon Memeti.

Ai mes tjerash tha se, këtë Kongres e bën të suksesshëm dhe sfidues fakti se në këtë ngjarje shkencore ka pjesëmarrës nga 28 universitete dhe institucione partnere, si rezultat i një punë të madhe ekipore bashkë me fakultetet përkatëse. Sipas Prof. Dr. Agon Memetit, ky sukses i madh në arenën ndërkombëtare, për hir të së vërtetës, vjen si pasojë e veprimtarisë shkencore që në dhjetëvjeçarin e fundit ka qenë mjaft e frytshme dhe ku Universiteti ynë ka qenë djep i rritjes dhe i përparimit intelektual, duke nxitur një mjedis që e ka si prioritet kuriozitetin, kreativitetin dhe bashkëpunimin. Ky tubim nuk është vetëm takim mendjesh të ndritura, por edhe një festë e ndjekjes pa pushim të së vërtetës dhe frymës së paepur të kërkimit që i përcakton përpjekjet tona akademike, duke numëruar gjithsej 272 abstrakte me gjithsej 382 autorë dhe bashkautorë.

Në hapjen solemne të këtij kongresi u zhvilluan edhe tri ligjërata profesionale nga Prof. Dr. Eric Juno nga Universiteti i Ilinoisit Verior nga SHBA, Prof. Dr. Jože Damijan nga Universiteti i Lubjanës në Slloveni dhe Prof. Dr. Ivan Koprić nga Universiteti i Zagrebit në Kroaci. Po ashtu, në këtë kongres u bë edhe promovimi i numrave të ri të revistave shkencore që botohen nga fakultetet përkatëse të cilat janë edhe organizatorë të kësaj ngjarje.

Previous Post

Peter Sijarto nesër në Shkup

Next Post

Maqedonia e Veriut drejt Romës për takimin me Italinë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Maqedonia e Veriut drejt Romës për takimin me Italinë

Maqedonia e Veriut drejt Romës për takimin me Italinë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk