Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Studimi: Përgjumja mund t’ju paralajmërojë për këtë sëmundje

31/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse ndiheni të përgjumur gjatë aktiviteteve tuaja të përditshme, duhet ta konsideroni këtë shqetësim. Pasi lodhja mund të tregojë se keni një rrezik më të lartë për t’u preku nga demenca, këto janë gjetjet e një studimi të ri të botuar në revistën Neurology. Në studim, pjesëmarrësit që përjetuan përgjumje të tepërt gjatë ditës dhe mungesë entuziazmi, 35.5% e tyre zhvilluan sindromën e rrezikut kognitiv motorik, ose MCR. 6.7% e tyre nuk e shfaqën këtë problem, dhe arsyeja ishte pasi ishin ushqyer shëndetshëm.

MCR si simptomë kryesore ka vështirësi në ecje, dhe probleme të kujtesës tek të moshuarit. Rreziku i zhvillimit të demencës dyfishohet më shumë tek ata me këtë sindromë.

“Studimet e mëparshme kanë treguar një lidhje midis çrregullimeve të gjumit dhe rrezikut të demencës”, tha autori i studimit Victoire Leroy, në Spitalin Universitar Tours në Francë.

Nuk dihet shumë për lidhjen midis disa aspekteve të gjumit me cilësi të dobët dhe sindromave të para-demencës, shkruan Leroy dhe ekipi hulumtues. Kështu ata vazhduan hulumtimet e thelluara në këtë fushë.

“Vendosja e marrëdhënies midis mosfunksionimit të gjumit dhe rrezikut të MCR është e rëndësishme sepse ndërhyrja e hershme mund të ndihmojë në parandalimin e demencës”, thanë autorët.

Gjetjet bazohen në 445 të rritur të cilët ishin mesatarisht 76-vjeç. Hulumtimeve u vlerësuan çdo vit nga 2011 deri në 2018. Autorët e studimit mblodhën gjithashtu të dhëna vjetore mbi kujtimet e pjesëmarrësve për cilësinë dhe sasinë e gjumit të tyre.

Në mënyrë të veçantë, ekipi mblodhi detaje brenda shtatë komponentëve të Indeksit të cilësisë së gjumit të Pittsburgh: cilësia subjektive e gjumit, koha që duhet për të fjetur, kohëzgjatja e gjumit, efikasiteti i gjumit (raporti i orëve totale të gjumit ndaj orëve totale në shtrat), shqetësimet e gjumit, përdorimi i ilaçe që nxisin gjumin dhe mosfunksionim gjatë ditës, të tilla si të kesh probleme të qëndrosh zgjuar gjatë aktiviteteve ose të ndjesh më pak entuziazëm për të kryer gjërat.

Gjatë një periudhe afërsisht tre vjeçare, 36 pjesëmarrës zhvilluan sindromën e rrezikut kognitiv motorik. Krahasuar me ata që flenë mirë, ata që flenë keq, kishin vetëm një rrezik pak më të lartë të MCR. Por kur autorët morën parasysh shtatë komponentët e gjumit, rreziku ishte 3.3 herë më shumë për zhvillimin e MCR.

“Gjumi luan një rol në pastrimin e neurotoksinave të grumbulluara në tru. Përveç kësaj, studimet e mëparshme kanë treguar një akumulim më të madh të proteinave të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit në individët e privuar nga gjumi”, tha Leroy.

“Të jetosh një mënyrë jetese të shëndetshme, duke përfshirë të ngrënit mirë, mbajtjen e një peshe të shëndetshme, mbajtjen e trupit dhe trurit aktiv, janë të gjitha mënyra për të rritur elasticitetin e trurit dhe për të ulur rrezikun e çmendurisë”, shtoi ai./CNN

Previous Post

Vrasja e Liridonës: Murseli s’e pranon fajin, Kokalla heshtë

Next Post

Nga energjia te alkooli, ja si mund t’i luftojë Kanadaja tarifat dërrmuese të Trump

Related Posts

Shëndet & Style

Shenjat që tregojnë se jeni të rrethuar nga njerëz që sfidojnë arsyen

13/09/2025
Shëndet & Style

Dita Botërore e Ndihmës së Parë

12/09/2025
Shëndet & Style

Ky vend është shpallur si më i lumturi në botë

11/09/2025
Shëndet & Style

Nanoteknologjia dhe AI zbulojnë kancerin e prostatës në fazë të hershme?

07/09/2025
Shëndet & Style

U dënua për një vrasje që s’e kishte kryer, burri lirohet nga burgu pas 27 vitesh

06/09/2025
Shëndet & Style

Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për organizmin, ushqimet ku gjenden

06/09/2025
Next Post

Nga energjia te alkooli, ja si mund t’i luftojë Kanadaja tarifat dërrmuese të Trump

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk