Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Struga dhe Pogradeci me projekte për bizneset e vogla

04/03/2023
Struga dhe Pogradeci me projekte për bizneset e vogla
0
SHARES
118
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Strugës dhe e Pogradecit janë pjesë e një projekti për zhvillim rural për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore të financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i këtij projekti është promovimi i turizmit në të dy komunat si dhe shkëmbimi dhe tërheqja e turistëve. Një nga aktivitetet e projektit është instalimi i 40 paneleve për bizneset, 20 panele për secilën komunë, për të cilën u mbajt edhe një sesion informativ, me pjesmarrje të bizneseve të vogla në Strugë.

“Ka një vit që zbatohet, disa nga aktivitetet kanë përfunduar, disa janë në vazhdim. Ky info sesion ishte që ne të dëgjojmë eko bizneset dhe nevojat e tyre dhe aktiviteti i radhës do të jetë instalimi i 40 paneleve diellore nga 20 secili në të dy komunat, ndërtimi i një rrugice buzë liqenit, rehabilitimi i mureve të kalasë në bashkinë e Pogradecit. Ka aktivitete që vijnë hap pas hapi” – tha menaxherja e projektit, Kristina Najdovska Ilievski.

“Aktiviteti që u diskutua sot ishte subvencionimi i bizneseve të cilët merren me turizëm në Strugë me panele diellore që sado pak tju ndihmojmë në funksionimin e tyre duke marr shkas nga shtrejntimi i energjisë elektrike. Sot ishim në takim me bizneset në Strugë, i dëgjuam hallet e tyre, dhe e pamë se për ata çfarë kanë më shumë nevojë na dhan dhe sugjerimet e tyre. Ne do të përpilojmë një plan se çka do tju ofrojmë atyre, ideja fillestare është të 20 biznese në Strugë dhe 20 në Pogradec të subvencionohen me një aparat ose panele diellore me një kapacitet prej 4 ose 5 kilovatësh në varshmëri të variacionit të çmimeve.” – deklaroi Albrim Pollozhani, nga komuna e Strugës.

Kushtet të cilat bizneset duhet të përmbushin për të marrë subvencionet do të përcaktohen nga ekspertët, por kushti kryesor është të jenë biznese të vogla dhe të kenë potencial për të qenë eko biznese.

“Kushtet do të përcaktohen nga ekspertë, në përgjithësi biznesi duhet të jetë eko ose të ketë potencial të jetë eko, të jetë biznes i vogël, të jetë nga fusha e turizmit, pra ofruesit dhe agjencitë turistike, hotelet, objektet hotelierike në përgjithësi. Për të patur një dokument pronësie ose qira për një periudhë më të gjatë kohore dhe të gjitha kushtet që do të nevojiten për vendosjen e paneleve diellore do të sigurohen nga eksperti, si përmasat e çatisë etë tjerë.” – theksoi menaxherja e këtij projekti, Kristina Najdovska Ilievski.

Projekti ka filluar në janar të vitit 2022 ndërsa data përfundimtare është në dhjetor të 2024. Interesimi nga bizneset e Strugës ka qenë i lartë, ndërsa sesioni informativ vazhdoi edhe në qytetin e Pogradecit ku morën pjesë edhe bizneset vendore atje.

Previous Post

Musliu: Shumica e re mundëson kuvend më funksional

Next Post

Dhuna në internet, sociologët: Po shkojmë drejt greminës!

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Dhuna në internet, sociologët: Po shkojmë drejt greminës!

Dhuna në internet, sociologët: Po shkojmë drejt greminës!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk