Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Stoltenberg: Turqia do të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO, kjo është ditë historike

10/07/2023
Stoltenberg: Turqia do të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO, kjo është ditë historike
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kështu tha më 10 korrik shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg, që tha se Erdogan do të dërgojë aplikimin e Stokholmit për anëtarësim në NATO te Parlamenti turk për ratifikim.

Kjo sipas Stoltenbergut u arrit pas bisedimeve që zhvilloi në Vilnius të Lituanisë me Erdoganin dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.

“Kjo është ditë historike”, tha Stoltenberg gjatë një adresimi për media.

Për këtë, Stoltenberg ka shkruar edhe në Twitter, ku ka thënë se ky është një hap historik që i bënë të gjithë aleatët e NATO’s më të fortë dhe sigurt.

Turqia ka bllokuar aplikimin e Suedisë në aleancë, duke e akuzuar Stokholmin se strehon aktivistët kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë.

Më herët gjatë të hënës, Erdogan kushtëzoi pranimin e Suedisë në këmbim të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Por, në deklaratën e lëshuar pas takimit trepalësh u tha se Turqia dhe Suedia do të punojnë ngushtë “në koordinimin e kundërterrorizmit” dhe do të fuqizojnë raportet dypalëshe tregtare.

“Suedia do të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet për të ringjallur procesin e pranimit të Turqisë në BE, përfshirë edhe modernizimin e bashkimit doganor BE-Turqi dhe liberalizimin e vizave”, u tha në deklaratë.

Që një shtet të bëhet anëtar i NATO-s, duhet që të 32 shtetet të ratifikojnë në parlamentet e tyre protokollet e pranimit. Në rastin e Suedisë, përveç Turqisë, edhe Hungaria nuk e ka ratifikuar protokollin që Stokholmi të bëhet pjesë e aleancës.

Previous Post

Kosanën s’ka kush e ndalë, sonte largoi edhe 27 punëtorë – 25 janë shqiptarë!

Next Post

Më në fund, Jori sqaron raportin me Noizy

Related Posts

Botë

Krime kundër njerëzimit – Franca lëshon urdhër-arresti për Bashar al-Assad

02/09/2025
Botë

Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Putinin

02/09/2025
Botë

Keqpërdori fondet e BE-së për darka, dënohet ish-ministrja kroate

02/09/2025
Botë

Çmimi i arit arrin nivel rekord, investitorët kërkojnë siguri

02/09/2025
Botë

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

02/09/2025
Botë

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

02/09/2025
Next Post
Më në fund, Jori sqaron raportin me Noizy

Më në fund, Jori sqaron raportin me Noizy

Apeli i Mexhitit: Kryetarët e BDI-së të mos bllokojnë projektet që realizohen nga Qeveria VLEN

02/09/2025

VLEN “ndez” Tearcën: Daut Memishi marshon me fuqinë e rinisë!

02/09/2025

Mexhiti: Çairi do të kthehet në qytet studentor, investime kapitale në infrastrukturë dhe arsim

02/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk