Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Stoltenberg: NATO zgjedhë gjithmonë rrugën e cila çon drejt paqes

16/06/2023
Stoltenberg: NATO zgjedhë gjithmonë rrugën e cila çon drejt paqes
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bota ndodhet në një udhëkryq, prej nga një drejtim të çon në frikë, shtypje dhe luftë, ndërsa në anën tjetër në shpresë, demokraci dhe paqe. Kjo është rruga që NATO do të zgjedhë gjithmonë. Këtë e theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në video-fjalimin e tij në seancën “Paqe dhe demokraci kundër luftës dhe autokracisë” organizuar nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të Forumit të Prespës që mbahet në Strugë.

Stoltenberg kujtoi marrëveshjen e Prespës, e cila mundësoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por, siç tha, kontribuoi edhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe hapi të ardhmen e vendit.

Sipas tij, marrëveshjet si e Prespës janë pjesë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duke theksuar se marrëveshje të tilla sigurojnë liri, mundësojnë përparim dhe hapin një të ardhme premtuese.

“Alternativa për këtë është një fatkeqësi, siç mund ta shohim në Ukrainë. Pushtimi rus i Ukrainës ka shkatërruar paqen në të gjithë Evropën dhe ka ndryshuar rrënjësisht sigurinë tonë të përbashkët. Sa herë që lufta në Ukrainë përfundon, marrëdhëniet me Moskën do të kenë ndryshuar në mënyrë dramatike, ndërsa peizazhi i sigurisë në Evropë nuk do të jetë kurrë i njëjtë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Duke folur për procesin e forcimit të marrëdhënieve ruso-kineze, Stoltenberg tha se ato janë “një sfidë për sigurinë, interesat dhe vlerat tona”, deklaroi ai.

Për Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se është një aleat i vlefshëm, i cili kontribuon në misionin paqeruajtës në Kosovë, i cili është i një rëndësie jetike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kohë të tensioneve të shtuara.

“Gjatë ditëve të fundit, ne kemi forcuar misionin tonë të KFOR-it me qindra trupa, ndërsa Maqedonia e Veriut ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes dhe i ofron mbështetje partnerit tonë Ukrainës. NATO mund të mbështetet në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas. Një tregues i qartë janë avionët e NATO-s që kontrollojnë qiellin mbi vend si pjesë e shërbimit të patrullimit”, tha Stoltenberg.

Për çështjen e zgjerimit të familjes evropiane deri në vitin 2030, ai tha se jo vetëm që është e mundur, por po ndodh pikërisht tani.

“Duke ndjekur hapat e Maqedonisë së Veriut, Finlanda iu bashkua Aleancës si përgjigje ndaj pushtimit rus. Dua t’ju siguroj se pranimi i Suedisë në NATO do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo vlen edhe për Ukrainën, të gjithë aleatët tanë janë pajtuar që vendi të bëhet pjesë e NATO-s, ndërsa në Aleancë Rusia nuk ka të drejtë vetoje, tha Jens Stoltenberg në video-fjalimin në “Forumin e Prespës” që u mbajt në Strugë.

Previous Post

Ali Ahmeti në takimin me Kurtin: Vendi ynë dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë në horizontet e zhvillimit dhe integrimit

Next Post

Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja

Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk