Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Standardi i jetesës, pritet vendim për shportën e konsumit të vjeshtës

16/09/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Propozimi për ngrirjen e çmimeve të një pjese të produkteve ose kufizimin e masës së marzhës mund të mos shqyrtohet në seancën e nesërme të Qeverisë, paralajmëroi kryeministri, Hristijan Mickoski. Ky i fundit po ashtu ka theksuar se për propozimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, i cili javën e kaluar ishte paralajmëruar se do të jetë në seancën e nesërme të Qeverisë, duhet të bisedohet fillimisht me prodhuesit dhe tregtarët për të gjetur mënyrën më të mirë që të gjithë të jenë të kënaqur.

“Unë në mëngjes kisha një bisedë me ministrin e Ekonomisë dhe të Punës dhe i ofrova që t’i bashkojë në një takim edhe prodhuesit, por edhe tregtarët dhe të bisedohet se cila është mundësia më e mirë për t’u ndihmuar qytetarëve, por nga ana tjetër edhe ato të jenë të kënaqur nga kjo zgjidhje. Prandaj, nuk është patjetër që gjatë ditës së nesërme ky propozim i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës të gjendet në seancë qeveritare, këtë mund ta bëjmë edhe pas një jave. Unë dua të intervenoj në disa situata kur shoh se diku kemi monopol apo duo-poll, me qëllim që individë të caktuar të mos ta keqpërdorin situatën dhe t’i dëmtojnë qytetarët.”, – deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.

Por, nga njohësit e rrethanave, cilado masë e Qeverisë nuk mund të japë efekte të menjëhershme nëse merret parasysh inflacioni i lartë, dhe kjo është e tillë sepse vendi varet nga importi. Nëse nuk rritet prodhimi vendor, problemi do të jetë edhe më i lartë. Ndërsa nga Sindikata apelojnë që duhet të sillen vendime, të cilat do ta ndihmojnë jetën e qytetarëve.

“Askush nuk ka mekanizëm kontrollues apo askush nuk është i dënuar, për shkak se e shfrytëzon mundësinë që t’i varfërojë edhe më shumë qytetarët. Ne kemi ministrin e Ekonomisë, e kemi Inspektoratin e Tregut të cilët duhet të dalin në terren dhe t’i dënojnë këto prodhues dhe tregtarë, të cilët pa pikë mëshire po e vjedhin popullin, prandaj këto institucione duhet të dalin dhe të shohin nëse gjërat kushtojnë mbi çmimin e lejuar, ato duhet të dënohen.”, – theksoi nënkryetari i Sindikatës, Ivan Peshevski.

Shportën vjeshtore me produktet më të përdorura në këtë periudhë të vitit e shpalli kryeministri Mickoski, javën e kaluar. Më pas, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, tha se është duke u përgatitur dhe në të do të gjendet oriz, fasule, fruta, perime, mish. Ministri Durmishi kishte pohuar se një grup i posaçëm pune po shqyrton nëse propozimi që do t’i japin Qeverisë do të jetë ngrirja e çmimeve të disa prej produkteve apo nga ana tjetër kufizimi i masës së marzhës

Previous Post

Toska: Këto janë dy temat kapitale me të cilat ka manipuluar BDI për vite me radhë

Next Post

Dani Olmo jashtë për pesë javë për shkak të dëmtimit të muskujve

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

Dani Olmo jashtë për pesë javë për shkak të dëmtimit të muskujve

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk