Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Specialja ngre akuzë të re ndaj Thaçit, lëshon fletëthirrje për Hajredin Kuçin

06/12/2024
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur akuzë të re ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për veprën penale të pengimit të drejtësisë.

Për këtë arsye, ZPS-ja thonë se kanë arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun. Gjithashtu ka lëshuar fletëthirrje për paraqitje për ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka ngritur akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.Z. Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tre akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës’, thuhet në njoftim.

Specialja ka njoftuar se Thaçi do të paraqitet para një Gjykatësi të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës lidhur me akuzat për vepra penale shtesë të ngritura kundër tij.

“ZPS-ja ka arrestuar gjithashtu Bashkim SMAKAJN, Isni KILAJN dhe Fadil FAZLIUN në Kosovë sipas një fletë-arrestimi dhe urdhri transferimi të lëshuar nga një Gjykatës i Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Zotërinjtë Smakaj, Kilaj dhe Fazliu janë transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të paraqiten edhe ata para gjykatës pa vonesa të papërligjura.

Hajredin KUÇIT i është lëshuar fletëthirrje për paraqitje para Dhomave të Specializuara e cila ka ngritur kundër tij dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i dha ZPS-së mbështetje operacionale dhe logjistike, dhe Policia e Kosovës dha mbështetje operacionale.

ZPS-ja e merr pengimin e drejtësisë jashtëzakonisht seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjithë ata që përfshihen në këtë veprimtari”, thekson njoftimi.

Previous Post

U realizua i inspektimi i dytë i jashtëzakonshëm i shkarkimeve të oxhakut në fabrikën Titan- Usje

Next Post

Rrëfimi i saj nxiti komente të shumta, Xhensila del me një reagim

Related Posts

Kosovë

Gruaja nga Ferizaji që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

09/09/2025
Aktuale

Albin Kurti nominohet si kandidat për kryeministër nga LVV-ja

07/09/2025
Kosovë

“Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”-Zbulohen detaje të reja nga vrasja e rëndë në Podujevë

06/09/2025
Kosovë

Kosovë/ Të shtëna me armë në Podujevë, vritet një person

06/09/2025
Kosovë

KQZ certifikon listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, mbi 2 milionë persona me të drejtë vote

06/09/2025
Kosovë

Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

06/09/2025
Next Post

Rrëfimi i saj nxiti komente të shumta, Xhensila del me një reagim

Sulmi i paprecedentë në Doha, kush ishin shënjestrat e Izraelit që fshiheshin në kryeqytetin e Katarit

09/09/2025

Serie A vjen me risi, në duelin Juventus-Inter do të debutojë dhe teknologjia që u përdor në Botërorin e Klubeve

09/09/2025

Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik 2025/26

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk