Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Specialja e dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën

16/07/2024
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”, u dënua sot me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë shpallur aktgjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”, ndaj tij ishin ngritur katër aktakuza.

Në përmbledhjen që u bë në seancën gjyqësore, u tha se ndaj tij janë ngritur katër aktakuza për krime lufte, dhe se krimet kryesisht kanë ndodhur nga 17 maj deri më 15 qershor të vitit 1999.

“18 persona të identifikuar iu hoq liria në fabrikën e metalit në Kukës. Provat tregojnë se individët u arrestuan, pasi nuk mbështeten mjaftueshëm UÇK, ata u arrestuan në rrugë, në shtëpi, etj. Shala u përfshi drejtpërdrejtë në ndalimin e një personi. Në asnjë moment gjatë ndalimit, atyre nuk iu dhanë ndonjë garanci, nuk u informuan pse iu është hequr liria. Nuk iu dha mundësia për kundërshtim, përkundër për gjatë gjithë kohës së ndalimit ata u keqtrajtuan nga anëtarët e UÇK-së, ku u përfshi edhe Shala”, tha zyrtarja e ZPS-së.
ZPS shtoi tutje se “të paktën 18 persona u mbajtën në kushte të mjerueshme, në dhoma të vogla, pa shtretër, atye nuk iu dha as ushqim dhe ujë, nuk u lejuan as të laheshin, e as të përdornin banjo, atyre nuk iu dha as ndihmë mjekësore e as nuk u lejuan të flisinin njëri me tjetrin”.

Më tej, ZPS theksoi se keqtrajtimi ka vazhduar ndaj tyre, dhe se disa janë djegur edhe me cigare.

Shala u dënua për veprat penale: Ndalim arbitrar, torturë ndaj 18 personave dhe vrasje kundër një personi.

Pjetër Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Previous Post

Digjet në autostradë një veturë me targa të Zvicrës (VIDEO)

Next Post

Eljesa Neziri, djali i ish-komandantit të ndjerë Ridvan Neziri emërohet drejtor në Agjencionin për Pronësi Industriale

Related Posts

Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Kosovë

Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot? Rezultatet e ‘exit poll-eve’ në Kosovë

12/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Kosovë

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025
Kosovë

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025
Kosovë

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025
Next Post

Eljesa Neziri, djali i ish-komandantit të ndjerë Ridvan Neziri emërohet drejtor në Agjencionin për Pronësi Industriale

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk