Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Spasovski: Nëpunësit policorë janë simboli dhe besimi në institucione

06/05/2023
Spasovski: Nëpunësit policorë janë simboli dhe besimi në institucione
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë dërgoi urim për pjesëtarët e policisë së Maqedonisë, për të punësuarit në MPB.

“Kjo është dita në të cilën u japim mirënjohje nëpunësve policorë të cilët e vënë në rrezik jetën e tyre, derisa i kryejnë detyrat e tyre të punës në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Kam nderin si ministër i Punëve të Brendshme për mundësinë çdo ditë të bashkëpunoj me nëpunësit policorë në shtet dhe të bindem në përkushtimin e palëkundur në atë se çfarë do të thotë mbrojtja e të mirave publike, në mbrojtjen e sigurisë publike, respektimin e ligjeve dhe sigurinë e komunitetit”, tha Spasovski në video urimin.

Duke theksuar se nuk ka asgjë më fisnike nga ajo se nëpunësit policorë janë në vijat e para të mbrojtjes të sovranitetit shtetëror, të sigurisë së qytetarëve, duke garantuar paqe dhe siguri për të gjithë, ministri Spasovski tha se nëpunësit policorë janë simboli i besimit në institucione.

“Të nderuar kolegë, ju jeni simboli i besimit në institucione. Pikërisht uniforma policore ngjall ndjenjën e sigurisë, të jetës së qetë. Ju jini miku i parë i qytetarit, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike, për sigurinë në trafik, për deliktet pronësore, misioneve të shpëtimit ose të ndonjë aksioni më kompleks operativ, siç janë ato për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë dhe armë, migracioni ilegal ose përballje me grup të organizuar kriminal… Për të gjitha këto aktivitete investimi është enorm, për arsye se shumë shpesh mund të jenë edhe shumë të rrezikshme”, theksoi ministri Spasovski.

Duke rikujtuar në nëpunësit policorë të cilët e dhanë jetën e tyre duke luftuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve, Spasovski tha se ata janë inspirimi i përjetshëm për të gjithë ne.

“Në këtë ditë me respektin më të madh kujtojmë edhe nëpunësit policorë të cilët e dhanë jetën e tyre duke luftuar për sigurinë e qytetarëve dhe shtetit. Guximi i tyre dhe sakrifica të cilën e dhanë asnjëherë nuk do të harrohen! Ata mbesin në kujtimet dhe paraqesin inspirim të përhershëm për të gjithë ne!”, theksoi Spasovski.

Duke folur se sot policia e Maqedonisë është e qytetarëve, Spasovski theksoi se për këtë flasin vetë rezultatet në MPB.

“Sot me kënaqësi mund të them se policia e Maqedonisë është e qytetarëve, por e pakompromis në çështjet me kriminalitetin. Efikasiteti i saj nga viti në vit rritet, dhe me këtë rritet edhe besimi në institucion dhe për këtë flasin rezultatet, Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, në shoqërinë e 36-të vendeve më të sigurta në botë. Vitin 2022 e përfunduam me rezultatet më të mira në 30 vitet e fundit. Këto janë rezultate tona të përbashkëta!, tha Spasovski.

Spasovski potencoi se është krijuar polici e fuqishme dhe e kënaqur dhe qytetarë të sigurt dhe të qetë.

“Me thuajse 80 objekte të rinovuara në tërë shtetin, me uniforma dhe pajisje të reja, pesë bonus paga të paguara, për shumë shpejt edhe bonus pagën e gjashtë, në katër raste paga të rritura nga viti 2017 e këtej, nxisim punën operative në terren me çfarë e zvogëluam kriminalitetin. Dhe nuk tërhiqemi nga agjenda jonë me qëllim të arritjes të rezultateve sa më të mira dhe siguri edhe më të madhe!”, tha Spasovski.

Duke uruar 7 Majin, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski të punësuarve në MPB iu dëshiroi shendet dhe prosperitet, si dhe shumë suksese dhe rezultate më të mira

Previous Post

Osmani: Ahmeti nuk është lider që mendon për zgjedhjet e ardhshme por ai mendon për gjeneratat e ardhshme

Next Post

Panairi i librit Shkup: Nga 50 shtëpi botuese, vetëm shtatë shqiptare

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Panairi i librit Shkup: Nga 50 shtëpi botuese, vetëm shtatë shqiptare

Panairi i librit Shkup: Nga 50 shtëpi botuese, vetëm shtatë shqiptare

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk