Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

SPAK i kontrolloi banesën, reagon Erion Veliaj: Mirëpres çdo hetim të drejtësisë

06/12/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në rrjetin social “X”, pasi oficerët e BKH-së dhe SPAK ushtruan kontroll në banesën e tij, në biznesin e bashkëshortes si dhe në shtëpinë e vëllait të tij.

Në statusin e tij Veliaj thekson se mbështet çdo hetim që bëhet nga organet e drejtësisë, duke shtuar se ai nuk bën pjesë te politika e vjetër.

Postimi i Veliajt:

Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.

U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.

Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.

Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.

Previous Post

Reshje intensive shiu në Durrës, përmbyten disa rrugë

Next Post

Çfarë ndodh në organizëm kur jemi në gjumë

Related Posts

Shqipëri

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

15/09/2025
Shqipëri

“Leskovac”, Vuçiç konfirmon stadiumin ku do luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

14/09/2025
Kosovë

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025
Shqipëri

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE më 16 shtator

13/09/2025
Shqipëri

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

12/09/2025
Shqipëri

Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, ky veprim i miliarderit bëhet viral (VIDEO)

12/09/2025
Next Post

Çfarë ndodh në organizëm kur jemi në gjumë

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025

Rubin i prerë: Këto farë akuzash të llojllojshme janë kampanjë ruso-serbe

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk