Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

SPAK dhe Policia operacion të përbashkët, arrestohen 3 policë

01/03/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër operacion është zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit ku janë goditur disa grupe kriminale që merreshin me drogë.

Në total janë lëshuar mbi afro 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK.

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit, Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.

Sipas burimeve për Klan News, 4 masa sigurie janë për oficerë të policisë. Konkretisht janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi i akuzuar për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Erdit Hazizaj është personi i katërt i arrestuar nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

Sipas burimeve hetimet e SPAK kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet Sky Ecc rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.

/tvklan.al

Previous Post

Si të trajtoni acarimin e fytit në kushte shtëpie

Next Post

Më në fund- Gjesti dhe Egli shkëmbejnë puthje në buzë

Related Posts

Shqipëri

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025
Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Shqipëri

Tirana vishet kuqezi, tifozët ndezin atmosferën në shesh (VIDEO)

11/10/2025
Shqipëri

Shakohoxha: Serbët ndaluan çdo person me pasaportë shqiptare – jetojnë në vitin 1970

11/10/2025
Shqipëri

Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

11/10/2025
Aktuale

Serbi-Shqipëri, sa janë shanset e kuqezinjve sipas kompanive të basteve

11/10/2025
Next Post

Më në fund- Gjesti dhe Egli shkëmbejnë puthje në buzë

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk