Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Sot takimi për dinarin në Bruksel, Kosova përfaqësohet nga zyrtarë të BQK-së

27/02/2024
Sot takimi për dinarin në Bruksel, Kosova përfaqësohet nga zyrtarë të BQK-së
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot do të mbahet takimi në mes të Kosovës e Serbisë, i thirrur nga ndërmjetësi i BE-së Miroslav Lajçak në Bruksel. Ftesa i është bërë palëve nga emisari Lajçak për të diskutuar mbi Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme.

Nga Banka Qendrore e Kosovës kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme për gazetën online Reporteri.net se do të marrin pjesë në takimin e së martës, 27 shkurt, në Bruksel, ku pritet të diskutohet edhe lidhur me rregulloren e BQK-së lidhur me ndalimin e dinarit.

Në anën tjetër, edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në një takim në Bruksel më 27 shkurt për çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë.

BQK-ja tha për gazetën online Reporteri.net se edhe më herët ka shprehur gatishmërinë që të takohet me përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë, për të lehtësuar transferimin e parave, përmes kanaleve bankare.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro). Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për Reporterin.

Ndërkaq, zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të politikës së jashtme, Nabila Massrali, nuk saktësoi se kush do të marrë pjesë, por tha se takimi do të jetë “në formatin e zakonshëm të dialogut” dhe në të do të flitet për “gjetjen e zgjidhjeve”.

“Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm është takim i dialogut, i cili do të fokusohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimet e fundit për qarkullimin e valutave nga BQK-ja”, tha Massrali në konferencë për mediat.

Të mërkurën e kaluar, Bislimi tha se e refuzoi një ftesë të Brukselit për të biseduar lidhur me çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë dhe e akuzoi të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, për shkelje të parimeve.

Bislimi tha se, Lajçaku, me dërgimin e kësaj ftese, kishte shkelur “parimet që i ka vendosur vetë”, pasi, sipas tij, “është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa pajtim paraprak me palët dhe është munduar që të përcaktojë agjendën përkundër parimeve që ai ka vendosur në vitin 2021, që asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa pajtimin e palëve”.

Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, konfirmoi se BE-ja i kishte ftuar Kosovën dhe Serbinë për të biseduar për çështjen e dinarit në një takim që parashihej të zhvillohej më 27 shkurt.Ai tha se ftesa e të dërguarit të posaçëm të BE-së, megjithatë, nuk specifikonte se kush prej secilës palë duhej të merrte pjesë në takimin e ftuar nga ai për 27 shkurt.

“Zakonisht, ne nuk i komentojmë shkëmbimet me partnerët tanë. Megjithatë, ftesa përmes letrës nga i dërguari i posaçëm Lajçak nuk kishte specifikuar se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe kush Serbinë, kjo u ishte lënë palëve të vendosin”, sqaroi Stano.

Ai shpjegoi se ftesa u bë pas takimeve ndarëse që përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Munih të Gjermanisë javën e shkuar, ku u diskutua çështja e dinarit, sipas tij./Reporteri.net/.

Previous Post

Mexhiti: BDI u bë parti periferike, i ka skaduar afati

Next Post

Pas daljes nga Big Brother VIP 3, Arta Kabashi reagon për herë të parë

Related Posts

Kosovë

Kolona të gjata në pikat kufitare, pritjet arrijnë deri në 5 orë në Merdarë

23/08/2025
Kosovë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22/08/2025
Kosovë

​Fluksi në pikat kufitare, vazhdojnë pritjet e gjata

22/08/2025
Kosovë

QUINT thirrje qeverisë dhe partive të mos pengojnë regjistrimin e pakicave për zgjedhje

22/08/2025
Kosovë

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi, këto janë çmimet

22/08/2025
Kosovë

Hekuran Murati merr 57 vota, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

22/08/2025
Next Post
Pas daljes nga Big Brother VIP 3, Arta Kabashi reagon për herë të parë

Pas daljes nga Big Brother VIP 3, Arta Kabashi reagon për herë të parë

VLEN: Bujar Osmani premtoi autostradën Shkup–Bllacë, solli vetëm gënjeshtra!

25/08/2025

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

25/08/2025

Fetai: Struga e bukur u turpërua nga Merko, por kapitulli i ri po vjen

24/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk