Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Sot takimi Mickoski-Taravari, ASH do mbetet apo do të dal nga Qeveria?!

05/05/2025
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Hristijan Mickoski për sot ka paralajmëruar një takim me kreun e ASH-së, Arben Taravari për të diskutuar për raportet brenda koalicionit pas çarjes së koalicionit shqiptar VLEN që është pjesë e koalicionit qeveritar.

ASH u nda nga koalicioni VLEN pas mosmarrëveshjeve për garimin në zgjedhjet lokale të vjeshtës, gjë që partia e udhëhequr nga Taravari kërkoi të dal në zgjedhje me lista të veçanta këshilltarësh, gjë që ishte e papranueshme për partnerët e koalicionit, mirëpo nga këta të fundit pasuan akuza për një bashkëpunim të Taravarit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Kjo situatë ka bërë që të vijojnë debatet brenda koalicionit se në Qeveri nuk mund të qëndroj dikush që bashkëpunon me BDI-në.

Mickoski dje theksoi se në takimin e paralajmëruar personalisht do t’ia parashtrojë Taravarit pyetjen nëse ai ka ndonjë marrëveshje me BDI-në, gjë që sipas tij, si kryeministër, është e papranueshme.

“Edhe në atë takim dua të dëgjoj qartë qëndrim, edhe mediat do ta dëgjojnë qëndrimin, nëse është e vërtetë që ekziston marrëveshje mes partisë së z. Arben Taravari dhe BDI-së që në të paktën pesë apo gjashtë komuna, pa i spekuluar emrat, ku ai do të kandidoj me kandidat, BDI të mos nxjerrë kandidat të saj për kryetarë komunash, gjë që së pari nënkupton vetëposhtërim si parti politike, dhe së dyti se do ta mbështesin në heshtje. Kjo për mua si kryeministër është e papranueshme”, deklaroi Mickoski.

Largimin nga Qeveria e kanë bërë të qartë edhe krerët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi. Ata kanë theksuar se Taravari duhet të largohet nga Qeveria, sepse nuk mund të jetë njëkohësisht pjesë e Qeverisë dhe të bashkëpunojë me BDI-në.

“Sigurisht që tash në koordinim me pjesën tjetër të qeverisë, me partnerët e qeverisë, do të sjellim vendimin e fatit do të kisha thënë, të qeverisë dhe koalicionit qeveritar, por edhe njëherë po e përsëris që çdokush që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin, të cilin ne e kemi akuzuar dhe vazhdojmë ta akuzojmë për korrupsion, për krim dhe keqpërdorim 20-vjeçar të pozitave publike, nuk është e mundur të jetë pjesë e qeverisë, por përsëri them, është një vendim formal që duhet ta biem si partnerë të koalicionit qeveritar”, deklaroi javën e kaluar, Bilall Kasami nga VLEN.

Por, Taravari gjatë një deklarate të fundit theksoi nëse kryeministri Mickoski vlerëson se Qeveria nuk ka nevojë për ASH-në, atëherë do të largohen nga qeveria.

“Qeverinë e formon kryeministri. Kam folur me kryeministrin dhe do të flas sërish. Nëse ai mendon se ASH nuk duhet, nuk e kemi problem (të largohemi nga Qeveria). Megjithatë, besoj se partia duhet (në Qeveri). Këtë nuk mund ta thotë askush tjetër përveç atij që formon qeverinë. Nuk duhet të nxitohemi”, theksoi Taravari për daljen e mundshme të partisë së tij nga shumica parlamentare.

Shumica aktuale parlamentare që formoi Qeverinë numëron 64 deputetë të VMRO-DPMNE dhe ZNAM dhe 14 deputetë të koalicionit VLEN, por me daljen e ASH-së me 5 deputetë, atëherë VLEN do të tkurret në 9 deputetë dhe do të varet se a do të ketë bashkëngjitje të deputetëve të tjerë shqiptarë nga koalicioni Fronti Evropian në përbërjen aktuale qeveritare.

Previous Post

Filipçe: Qeveria nuk është stabile

Next Post

FC Shkupi hap një epokë të re, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “Royal Business Council” nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Related Posts

Aktuale

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

02/08/2025
Maqedoni

Dy shtëpi janë djegur në plotësisht në një zjarr në Lisiçe, një person është lënduar

02/08/2025
Maqedoni

Teologu Muhamed Kajolli komenton kandidaturën e Bujar Osmanit për Çairin: Të qëndrosh prapa një paranojaku si Ali Ahmeti, ku mbeti burrnia?

02/08/2025
Maqedoni

Një i burgosur nga Idrizova vdiq në Klinikën “Nënë Tereza”

02/08/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti për Ilindenin: Maqedonia, jo e jotja apo e imja, por e jona!

02/08/2025
Maqedoni

Kryengritja e Ilindenit dhe shqiptarët

02/08/2025
Next Post

FC Shkupi hap një epokë të re, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “Royal Business Council” nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

02/08/2025

Dhunohet deputeti i Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur, përfundojnë në spital! Arrestohet autori

02/08/2025

Ja çfarë i ndodhi Taynes në Sunny Hill, nuk mund të i ndalë lotët

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk