Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Sot protestojnë punonjësit e gjashtë ministrive dhe të Entit Shtetëror të Statistikave në RMV

14/01/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot nga ora 11:00 deri në 11:30 punonjësit e disa ministrive si dhe të Entit Shtetëror të Statistikave do të protestojnë për shkak se nuk është aprovuar rritja e shtesave në paga prej 30 përqind. Protesta pritet të zgjasë gjysmë ore para ndërtesave të ministrive.

Sipas Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, në protestë pritet të marrin pjesë punonjësit e Ministrisë së Kulturës; Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; Çështjeve Evropiane; Transformimit Digjital; Transportit dhe Lidhjeve.

“Deri tani janë gjashtë ministri që do të dalin në protestë, si dhe punonjësit e Entit Shtetëror të Statistikave. Kërkesat tona janë nënshkrimi i një marrëveshjeje kolektive, me të cilën punonjësit do të kenë rritje shtesë të pagave 30 përqind”, tha Deanoski në një deklaratë për MIA.

Pas njoftimeve të tilla, Qeveria bëri të ditur se nuk kanë marrë një kërkesë të tillë nga sindikatat, por edhe se një rritje prej 30% në këtë moment është përtej mundësive të buxhetit.

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev pas shpalljes së protestës nëse nuk pranohet kërkesa për shtesa të pagave prej 30 përqind, ka deklaruar se protesta është e drejtë demokratike. Në një intervistë për TV 24, ai ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet me disa ministri, në radhë të parë me atë të Financave, për mundësi shtesë të mjeteve në buxhetin e shtetit që do të mundësojnë atë 30 përqind.

“Mendoj se kjo shumë është shumë e madhe. Fakt është se pagat në administratë janë të ulëta, por ka dy opsione – marrëveshje kolektive për të gjithë, por edhe marrëveshje kolektive individuale për secilin institucion veç e veç”, tha Minçev.

Dy ditë më parë në protestë dolën edhe punonjësit të Avokaturës Shtetërore të cilët kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive që parashikon rritje shtesë të pagave me 30 për qind.

Nga Avokatura Shtetërore thanë se të gjitha prokuroritë në vend janë në grevë dhe se kjo do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë edhe të punësuarit e Avokaturës së Shtetit kanë hyrë në grevë nga 8 janari, të cilët kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive e cila do të përfshijë rritje shtesë të pagave prej 30 përqind.

Previous Post

BDI: Mashtrimi i VLEN-it me 10,000 euro për çdo qytetar – Manipulimi më i madh në historinë politike shqiptare

Next Post

VLEN: Po sjellim modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për çdo qytetar! Me ne, komunat tona po lulëzojnë

Related Posts

Maqedoni

Bujar Osmani: Zgjedhje historike janë para nesh, 19 tetori është referendum për të ardhmen e Çairit

17/10/2025
Maqedoni

MASH dhe DAP do të avancojnë edukimin financiar në shkollat fillore dhe të mesme

17/10/2025
Maqedoni

Ministri Aliu në Gostivar vaksinohet kundër gripit: Kemi siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal

17/10/2025
Maqedoni

Avokati i popullit hap linjë falas të telefonit për paraqitjen e shkeljeve të së drejtës zgjedhore

17/10/2025
Maqedoni

MPB zgjedhjet në Maqedoni do t’i ndjek me drone

17/10/2025
Maqedoni

Bozhinovska në takimin e ministrave të ekonomisë të Procesit të Berlinit në Londër

17/10/2025
Next Post

VLEN: Po sjellim modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për çdo qytetar! Me ne, komunat tona po lulëzojnë

Bujar Osmani: Zgjedhje historike janë para nesh, 19 tetori është referendum për të ardhmen e Çairit

17/10/2025

Burri ther me thikë bashkëshorten dhe të bijën, të dyja në gjendje të rëndë

17/10/2025

MASH dhe DAP do të avancojnë edukimin financiar në shkollat fillore dhe të mesme

17/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk