Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Sot pritet vendim i Qeverisë për korrigjimin e çmimeve të ngrira të pemëve dhe perimeve

11/04/2023
Sot pritet vendim i Qeverisë për korrigjimin e çmimeve të ngrira të pemëve dhe perimeve
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria sot duhet të sjellë vendim në të cilën do të rishikohen një pjesë e çmimeve të ngrira për pemët dhe perimet. Siç paralajmërojnë nga Ministria e Ekonomisë, asnjë nga produktet e përfshira në vendim nuk do të jetë më i shtrenjtë se 100 denarë për kilogram. Korrigjimi i çmimeve vjen pas takimit me tregtarët javën e kaluar.

“Është dakorduar që të bëhet korrigjim i vogël i çmimeve, duke pasur parasysh se tregtarët tashmë kanë filluar të paraqesin çmimet e importit të cilat korrespondojnë me atë që jepet si faturë në vendet e tjera. Në përgjithësi importojmë nga Turqia, Greqia, Shqipëria dhe Serbia dhe duke iu referuar çmimeve të reja që paraqiten në Drejtorinë e doganave të martën Qeveria do të korrigjojë çmimet e ngrira dhe për produkte të caktuara do të ketë ulje shumë të vogël si çmimi më i lartë i këtyre produkteve, por, nuk do të ketë çmime si tani ose para 10 ditësh, nga 130 deri në 150 denarë”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se asnjë nga produktet e theksuara në vendimin për ngrirjen e çmimit nuk do të ketë çmim më të lartë se 100 denarë për kilogram. Sipas tij, do të ketë një korrigjim të vogël vetëm në pjesën e domateve dhe trangujve, sepse nuk ka më importe nga Turqia dhe Greqia, ku ka një prodhim më të madh të këtyre produkteve. Deri në fund të muajit importi kryhet nga Shqipëria dhe një pjesë e vogël nga Serbia për faktin se në Shqipëri këto produkte lëshohen një muaj përpara.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se se nuk do të tolerohen marzhat prej 100 ose 200 për qind. Sipas autoriteteve, të dhënat e fundit nga importuesit tregojnë se çmimet kanë shënuar rritje të lehtë në deklaratat e importit të disa produkteve, sipas kësaj, do të duhet të korrigjohen edhe çmimet e ngrira.

Ndryshe, me vendimin e Qeverisë nga 5 prilli janë ngrirë çmimet e 11 llojeve të frutave dhe perimeve. Sipas vendimit, kilogrami i domateve të freskëta mund të kushtojë maksimum 70 denarë, një kilogram kastravec 75 denarë, një kilogram qepë 60 denarë, një kilogram lulelakër 70 denarë, një kilogram speca jeshil të freskët 90 denarë, një kilogram fasule 75 denarë, një kilogram banane 70 denarë, një kilogram portokaj 55 denarë, një kilogram mandarina 60 denarë dhe një kilogram limonë 55 denarë. Më herët janë ngrirë edhe çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit të cilët janë ulur për 15, konkretisht për 10 për qind, si dhe çmimet e vezëve dhe orizit, ndërsa buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë deri në 450 gramë në 33 denarë.

Previous Post

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, spikat derbi Man City – Bayern Munich

Next Post

Kaq para do të fitojnë skuadrat italiane nëse shkojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Related Posts

Aktuale

Sali: VLEN mbetet alternativë për ata që nuk e shesin bindjen për karrige

11/05/2025
Aktuale

E rëndë në Kërçovë, djali sulmon dhe vret me sepatë babain

11/05/2025
Aktuale

VLEN: Tërmeti ka ndodhë më 8 maj, ndryshimi ka nis, nuk ndalet

11/05/2025
Aktuale

Krim familjar në Kërçovë, djali me sëpatë sulmon prindërit, babai vdes

11/05/2025
Aktuale

Taravari: ASH nuk e ka në plan të bëhet pjesë e Frontit Evropian

11/05/2025
Aktuale

Kasami i përgjigjet Ahmetit: Nuk e ke hallin e shqiptarëve! Thuaju struganëve sa mori dhëndrri yt nga biznesi me mazut!

11/05/2025
Next Post
Kaq para do të fitojnë skuadrat italiane nëse shkojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Kaq para do të fitojnë skuadrat italiane nëse shkojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar – dështon konstituimi

11/05/2025

Macron thotë se armëpushimi është i nevojshëm tani që ‘bisedimet të mund të fillojnë’

11/05/2025

Sali: VLEN mbetet alternativë për ata që nuk e shesin bindjen për karrige

11/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk