Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Sot Kosova ka një hero më shumë! Familja e Afrim Bunjakut: Kush bie për atdhe, rilind!

24/09/2023
Sot Kosova ka një hero më shumë! Familja e Afrim Bunjakut: Kush bie për atdhe, rilind!
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afrim Bunjaku është polici i Kosovës që humbi jetën në krye të detyrës, teksa po i bënte ballë serbëve në fshatin Banjska të Leposavçit.

Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën Bunjaku.

50-vjeçari nga Samadrexha e Vushtrrisë, me pozicion rreshter, prej vitesh ka shërbyer në uniformat blu të vendit të tij.

Babai i dy djemve dhe një vajze ishte transferuar në Zveçan që pas dorëheqjes së bujshme të serbëve nga strukturat policore.

Vetëm para një jave Afrim Bunjaku mori mirënjohje për shërbimin e kryer në Policinë e Kosovës, lajm i cili u bë i ditur nga kolegët e tij, që sëbashku ndanë edhe një foto në grup.

“Dashtë Zoti që ti të jesh dëshmori i fundit që bie në altarin e lirisë”, kanë shkruar ata.

Ndërkohë reagimin më prekës për viktimën që deri në momentet e fundit ishte në dispozicion të Kosovës e ka bërë i afërmi i policit.

I afërmi teksa shpreh pikëllimin për ngjarjen e rëndë, veçon më së shumti punën e bërë në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, për të cilin thekson se e ka bërë nder e krenari deri në frymën e fundit.

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”, është shprehja në të cilën familjarët kanë vendosur ta veçojnë që në nisje të shkrimit, frazë që qëndron në një pankartë të vendosur sot në hyrje të qytetit të Prishtinës në Kosovë.

Previous Post

Turqia dënon sulmin në veri, bën thirrje për përmbajtje

Next Post

Deputetja britanike: Sulmuesit në veri, milici e mirëpajisur

Related Posts

Kosovë

Fatmir Sheholli lirohet nga spitali, e kthejnë në paraburgim

20/10/2025
Kosovë

Nasim Haradinaj me motoristët nga Haga: Specialja, gjykatë politike kriminale

19/10/2025
Aktuale

Bastisje në 9 lokacione në Zveçan e Zubin Potok – dyshime për vrasje dhe krime të rënda

19/10/2025
Kosovë

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025
Kosovë

Zv/Sekretarja e NATO-s: Kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie për Banjskën

18/10/2025
Kosovë

Ky është asamblisti më i votuar në Kosovë

18/10/2025
Next Post
Deputetja britanike: Sulmuesit në veri, milici e mirëpajisur

Deputetja britanike: Sulmuesit në veri, milici e mirëpajisur

Mexhiti në Ora News: Në Maqedoni ka nisur një epokë e re politike, u përmbyll periudha 20 vjeçare e BDI-së

20/10/2025

Mexhiti: Vizita ime e parë si Zëvendëskryeministër ishte në Tiranë, bashkëpunimi me Shqipërinë do të thellohet në çdo fushë

20/10/2025

KSHZ-ja shpalli rezultatet e para zyrtare, Gostivari nuk arriti censusin

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk