Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Sot festohet Dita e Verës

14/03/2023
Sot festohet Dita e Verës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, në Shqipëri do të kremtohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë. Kryeqendra e kësaj feste është Elbasani, ndërsa shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

Një festë pagane, shumë më e hershme se krishterimi është festimi i Ditës së Verës, në të gjithë zonën e Elbasanit, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë. Por, në këtë ditë të shënuar, Elbasani do të kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri te dreka e begatshme familjare, ku nuk mungon ballokumja.

Zanafillën Dita e Verës e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ka qenë perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit. Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndiejë aromën ndjellëse të ballakumeve.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë. Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.

Gjithashtu, një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Në Kosovë, kjo ditë festohet në disa zona, si në rajonin e Prizrenit, të Zhurit, Vërrinit, përfshirë krahinën e Opojës, në malet e Sharrit në lartësi mbi nivelin e detit mëse 1.000 metra, në komunën e Dragashit.

Megjithatë, ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë nuk ka organizime institucionale për festimin e Ditës së Verës, por ritet e festës së lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli. Dita e Vërës është festë zyrtare në Prizren, sipas vendimit të Kuvendit të Kumunës.

Me rastin e Ditës së Verës në të gjitha qytetet e Shqipërisë organizohen aktivitete të shumta.

Previous Post

14 marsi, ditëlindja e Ajnshtajnit

Next Post

Në betejë për Bakhmuti-n dhe stërvitje sekrete pranë kufirit me Bjellorusinë

Related Posts

Shqipëri

Digjet skema mashtruese e shqiptarit për të bërë 8 fëmijë shtetas britanikë, dënohet me burg (FOTO)

30/10/2025
Shqipëri

Rama shpërndanë deklaratën e Rubin: Liria ka emër

29/10/2025
Shqipëri

Tërmet në Tiranë, lëkundjet vazhduan për disa sekonda

29/10/2025
Shqipëri

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, kishte armë sa për një ushtri

29/10/2025
Shqipëri

Tronditet Shqipëria: Tri vrasje për një ditë

28/10/2025
Shqipëri

Pas Durrësit tronditet edhe Tirana!Kuzhinieri vret me thikë kamerierin

28/10/2025
Next Post
Në betejë për Bakhmuti-n dhe stërvitje sekrete pranë kufirit me Bjellorusinë

Në betejë për Bakhmuti-n dhe stërvitje sekrete pranë kufirit me Bjellorusinë

VLEN: Zijadin Sela i etur për vemendje!

30/10/2025

Mexhiti: Ndoshta Bujar Osmani është “djegur” me qëllim në Çair që të mos jetë kandidat për kryetar të BDI-së

30/10/2025

Nga lufta në Kosovë te udhëheqja në Walmart: Historia frymëzuese e Zekije Hasanit

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk