Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

​Sot bëhet varrimi i Papës

26/04/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Besimtarët e parë kanë nisur të hyjnë sot herët në mëngjes në sheshin e “Shën Pjetrit”, në Romë, pasi kanë kaluar kontrollet e rrepta sigurie në hyrje.

Shumë njerëz vrapuan për të mbërritur në rreshtat e parë dhe në vendet, të cilat janë të kufizuara në numër, për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.

Një grup të rinjsh salezianë thonë se janë në shesh “që nga mesnata”. Kurse, një burrë i veshur me rroba tradicionale shqiptare valëvit flamurin e kombit të tij, shkruan ANSA.

“Kam qenë në radhë që nga ora 19:00 dje”, thotë ai. Me të është Don Antonio, koordinator kombëtar i kujdesit baritor të katolikëve shqiptarë në Itali dhe një tjetër bashkatdhetar.

“Faleminderit At i Shenjtë për shenjtërimin e Nënë Terezës, vizitën tuaj në vendin tonë, lumturimin e dëshmorëve tanë”, shkruhet në tabelën që ata mbajnë në turmë.

Disa, megjithatë, veshin uniformën e vëllazërisë së tyre, si Lorenci dhe Luca, të cilët udhëtuan me makinë 16 orë nga Gjermania për të arritur në Romë dhe për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, transmeton KosovaPress.

Mesha e varrimit të Papa Françeskut do të bëhet të shtunën më 26 prill në orën 10:00, përpara Bazilikës së Shën Pjetrit.

Liturgjia, e kryesuar nga Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Giovanni Battista Re, hapet me antifonin, ose pasazhin e shkurtër.

Pas predikimit, liturgjisë eukaristike dhe lutjes së Kishës së Romës, kremtori e spërkat trupin e Papa Françeskut me ujë të shenjtë.

Këndohet (Antifone) “Engjëjt t’ju shoqërojnë në Parajsë, dëshmorët t’ju shoqërojnë në mbërritjen tuaj dhe t’ju çojnë në Jeruzalem të shenjtë.”

Nëse predikimi është në italisht, leximet dhe lutjet do të jenë në gjuhë të ndryshme. Ndërsa këngët do të jenë të gjitha në latinisht, gjatë meshës është planifikuar edhe litania e shenjtorëve, pra një lutje solemne për shenjtorët që janë gjithashtu domethënës për liturgjinë.

Previous Post

Roma shndërrohet në fortesë, masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë ceremonisë mortore të Papës

Next Post

Andonoski do t’i prezantojë shërbimet e reja digjitale, ja për çka bëhet fjalë

Related Posts

Aktuale

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025
Aktuale

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025
Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Next Post

Andonoski do t’i prezantojë shërbimet e reja digjitale, ja për çka bëhet fjalë

Rike Roçi në aksion, provokon me pasion! (FOTO)

05/11/2025

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk