Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Snopçe: Sistemi i drejtësisë në Maqedoni, një nga sëmundjet më akute të shtetit

28/02/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut mbetet një nga problemet më të mëdha të shtetit, duke theksuar mungesën e besimit të qytetarëve dhe nivelin e lartë të korrupsionit.

Në një intervistë për Ora News, Snopçe tha se vetëm 2% e qytetarëve i besojnë sistemit të drejtësisë, sipas të dhënave nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore që matin këto parametra. Ai theksoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë sfida madhore për vendin dhe se lufta kundër tyre duhet të jetë një prioritet absolut. “Nuk ka alternativë tjetër përveçse të angazhohemi seriozisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili është i pranishëm në nivelet më të larta të shtetit. Por kjo betejë nuk mund të fitohet pa mbështetjen e një gjyqësori të pavarur”, u shpreh Snopçe.

Ai kujtoi skandalet e kaluara që dëshmojnë ndikimin politik mbi drejtësinë, duke përmendur edhe të ashtuquajturat “bombat e Zaevit”, të cilat ekspozuan mënyrën se si janë zgjedhur prokurorët dhe gjykatësit ndër vite. “Në shtatë vitet e fundit kemi parë sesi në sistem janë emëruar individë të lidhur me politikën – ish-ministra, ish-deputetë, madje edhe një ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i cili tani është pjesë e Frontit Europian. Kjo tregon qartë sesi ka funksionuar pushteti gjyqësor”, shtoi ai.

Snopçe kërkoi reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe garantimin e pavarësisë së institucioneve që duhet të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas tij, pa një gjyqësor të pavarur dhe të pakorruptuar, vendi nuk mund të përparojë në rrugën e integrimit europian.

Previous Post

Taravari viziton Qëndrën për Trajnim dhe Simulim në Lubjanë

Next Post

Mexhiti: Turqia partner i rëndësishëm në ballafaqimin me sfidat mjedisore

Related Posts

Maqedoni

Komandant Hoxha: Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend

04/11/2025
Maqedoni

Mickoski në Bruksel: Presim lajme pozitive

04/11/2025
Maqedoni

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025
Maqedoni

Dialog rajonal për politikat arsimore: Reforma themelore për arsim më cilësor

04/11/2025
Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Next Post

Mexhiti: Turqia partner i rëndësishëm në ballafaqimin me sfidat mjedisore

Komandant Hoxha: Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend

04/11/2025

Mickoski në Bruksel: Presim lajme pozitive

04/11/2025

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk