Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Snopçe: Numri 6 numri i parë perfekt, 6 pika të digjitalizimit pse duhet të votohet numri 6!

27/04/2024
Snopçe: Numri 6 numri i parë perfekt, 6 pika të digjitalizimit pse duhet të votohet numri 6!
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për deputet nga radhët e VLEN, Halil Snopçe sot ka prezantuar 6 pikat e rëndësishme të platformës së koalicionit VLEN në procesin e digjitalizimit, sipas të cilit janë arsyet për tu votuar koalicioni VLEN.

E kemi numrin 6, matematikisht konsiderohet si numri i parë perfekt, prandaj edhe do të paraqesa 6 pika pse duhet te votohet numri 6 – thekson Halil Snopçe.

Pika e parë është lufta kundër korrupsionit, duke vazhduar me modernizimin e arsimit dhe rritjen e konkurrencës ekonomike. Si pika fillestare, Snopçe vendos theksin në rritjen e transparencës dhe reduktimin e korrupsionit brenda administratës publike. Platforma e VLEN sipas Snopçes do të mbështetet që procesi i arsimit të jetë i digjitalizuar, i cili do të lidhet ngushtë edhe me pikën tjetër atë të rritjes së investimeve ekonomike nëpërmjet digjitalizimit.

“Një ndër prioritetet kryesore të programit zgjedhor të koalicionit VLEN është lufta e pa kompromis kundër korrupsionit. Digjitalizimi i shtetit do të riorganizojë proceset, do të rrisë transparencën dhe do të reduktojë mundësitë për korrupsion brenda administratës publike, duke nxitur besimin dhe llogaridhënien midis qytetarëve.  Nëpërmjet digjitalizimit të shërbimeve do të minimizohen kontaktet e drejtpërdrejta të qytetarëve me persona, dhe kjo gjithsesi do të minimizojë edhe mundësitë për korrupsion. Digjitalizimi në arsim siguron që nxënësit  tanë të pajisen me aftësitë e nevojshme për  një ekonomi digjitale, duke përafruar sistemin tonë arsimor me standardet evropiane dhe duke rritur mundësitë për të rinjtë tanë. Duke shfrytëzuar digjitalizimin, ne mund ta çojmë ekonominë tonë përpara, duke e bërë atë më të shkathët, inovative dhe konkurruese brenda rajonit, duke tërhequr investime dhe duke nxitur rritjen e qëndrueshme.” – thekson Halil Snopçe.

Si pika të rëndësishme të tjera, në sferën e digjitalizimit VLEN parasheh mjedisin jetësor më të pastër, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe nxitjen e inovacionit dhe punësimit të të rinjve.

“Digjitalizimi ofron zgjidhje për të përmirësuar qëndrueshmërinë mjedisore duke promovuar procese pa letra, duke reduktuar mbetjet dhe duke zbatuar teknologji të mençura për të monitoruar dhe menaxhuar burimet në mënyrë më efikase. Qytetarët me dhunti bazike digjitale do të përfitojnë nga aksesi i thjeshtë në shërbimet shtetërore, duke reduktuar burokracinë dhe duke rritur komoditetin, duke përmirësuar përfundimisht kënaqësinë e tyre të përgjithshme me shërbimet qeveritare. Prandaj do te investojmë ne trajnime falas për qytetaret qe te mund nga shtëpia te marrin shërbimet administrative pa shkuar ne sportele,Investimi në digjitalizim dhe mbështetja e startupeve do të krijojë një terren pjellor për inovacion, sipërmarrje dhe krijimin e vendeve të punës, veçanërisht duke përfituar të rinjtë dhe duke kontribuar në një fuqi punëtore të gjallë dhe dinamike në vendin tonë.” – theksohet në plan programin 6 pikës të digjitalizimit nga Halil Snopçe.

Previous Post

Nesër ndeshja Tirana-Partizani, ja rrugët që do të bllokohen

Next Post

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

Cveta Ristovska u zgjodh zv/kryetare e KSHPK-së, do ta udhëheqë Komisionin gjatë zgjedhjeve lokale

15/08/2025
Aktuale

Zjarr i madh në Jazhincë, mbyllet pika kufitare!

15/08/2025
Maqedoni

Ibrahimi dhe Gashi në krah të Fisnik Melës: Dibra pret ndryshimin e madh!

15/08/2025
Maqedoni

Ramadani premton themelimin e njësisë rajonale të zjarrfikësve në Bërvenicë

15/08/2025
Maqedoni

Mickoski me mesazh të prerë për BDI-në: Mos shpresoni në zgjedhje të parakohshme!

15/08/2025
Maqedoni

Lidhje digjitale mes MPB dhe “Gazeta zyrtare”, për publikim më të lehtë të dokumenteve të humbura

15/08/2025
Next Post
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë (VIDEO)

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë (VIDEO)

Vaksinimi pa gjilpërë: Zbulimi shkencor që mund të ndryshojë gjithçka

15/08/2025

Cveta Ristovska u zgjodh zv/kryetare e KSHPK-së, do ta udhëheqë Komisionin gjatë zgjedhjeve lokale

15/08/2025

Profesionet që i bëjnë dëm zemrës

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk