Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Smart Parking” është zgjidhja e Osmanit për problemin më të mprehtë të Çairit

22/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çairi ndodhet para pikës së kolapsit, paralajmëroi kandidati për kryetar komune Bujar Osmani, duke prezantuar strategjinë e tij revolucionare “Smart Parking” ose “Parkim i Mençur”. Ai theksoi se pikërisht problemi i parkimit është arsyeja kryesore e kaosit, konflikteve dhe mundimeve të përditshme të qytetarëve.

“Parkimi është problemi numër një për qytetarët. Kjo është arsyeja pse njerëzit duan të largohen nga Çairi. Unë nuk frikësohem nga sfidat e mëdha, këtë problem do ta zgjidhim me plan, investime dhe në bashkëpunim me qytetarët,” deklaroi Osmani.

Strategjia parashikon tre etapa të qarta: zgjidhje afatshkurtra për pikat më kritike, investime afatmesme në garazhe të reja nëntokësore me mbi 2.500 vende parkimi, si dhe një vizion afatgjatë për urbanizim të plotë të lagjeve përmes planit “Çair 2040”.

“Do të ndërtojmë 1000 vende parkimi në ‘Xhon Kenedi’, 500 në Çairin e Vjetër, parkingje nëntokësore në ‘Metodija Mitevski’, Sahat Kullë, ‘Liria’ dhe ‘Skënderbeu’. Kjo nuk është një premtim në letër, por projekte konkrete me dinamikë të qartë.”

Osmani theksoi se çdo lagje në Çair do të ketë vendparkimet e veta, ekskluzivisht për banorët e asaj zone. Zgjidhjet do të projektohen me kujdes në mënyrë që të mos dëmtohet gjelbërimi dhe hapësirat publike ekzistuese. “Qëllimi ynë është parkim funksional pa shkatërruar hapësirat e gjelbra dhe hapësirat publike. Parkimi duhet të sjellë rregull, jo kaos.”

Në një periudhë të shkurtër, Osmani paralajmëroi një ndërmarrje të re komunale për parkimin dhe zgjidhje inovative përmes blerjes ose partneriteteve publike-private, me synim që çdo lagje të ketë zonat e veta të parkimit.

“Sot Çairi është shndërruar në një komunë të makinave, pa trotuar të lirë, me cilësi të dëmtuar të jetës. Nëse nuk reagojmë, na kanoset një kolaps i plotë i funksioneve themelore. Por unë them, këtë do ta ndryshojmë!” theksoi Osmani.

Ai potencoi se strategjia për parkim të mençur është vetëm pjesë e një vizioni më të madh: një komunë moderne, urbane dhe e rregulluar, ku qytetarët do të jetojnë me dinjitet, ndërsa hapësirat publike, gjelbërimi dhe rregulli do të jenë prioritet.

“Do ta rikthejmë rregullin dhe do t’i japim një pamje të re Çairit. Kjo është përkushtimi im dhe obligimi im para çdo banori të komunës sonë.”

Previous Post

Real Madridi merr vendim që edhe sivjet ta bojkotoi “Topin e Artë”

Next Post

CIES bën një studim statistikor, këtë lojtar e shpall fitues të Topit të Artë

Related Posts

Maqedoni

Kasami për deklaratat e Mickoskit: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve në Tetovë

24/10/2025
Maqedoni

IShP: Pastrim urgjent të hapësirave me mbeturina

24/10/2025
Maqedoni

Bashkimi deklason Shkupin, Arsimi përmbys Tikveshin

24/10/2025
Maqedoni

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare! VLEN vuan nga sindromi i Gazimestanit!

24/10/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti: Pse të tërhiqem nga politika, humbësit duhet të tërhiqen

24/10/2025
Maqedoni

NP “Higjiena Komunale”-Shkup: Gjatë ditës së djeshme janë ngritur 350 tonë mbetje komunale

24/10/2025
Next Post

CIES bën një studim statistikor, këtë lojtar e shpall fitues të Topit të Artë

Kasami për deklaratat e Mickoskit: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve në Tetovë

24/10/2025

IShP: Pastrim urgjent të hapësirave me mbeturina

24/10/2025

Bashkimi deklason Shkupin, Arsimi përmbys Tikveshin

24/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk