Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Sllupçan, përkujtohet 2 Maji-Dita e shpalljes së Karadakut “Zonë e lirë” (VIDEO)

02/05/2023
Sllupçan, përkujtohet 2 Maji-Dita e shpalljes së Karadakut “Zonë e lirë” (VIDEO)
0
SHARES
79
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me aktivitete të shumta në Komunën e Likovës u shënua 2 Maji – Dita e shpalljes së Karadakut “Zonë e Lirë”. Manifestimi qendror u mbajt si tradicionalisht në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Sllupçan, ku morën pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve të rënë në altarin e Lirisë, si dhe mysafirë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, si nga Maqedonia, Kosova, Shqipëri, Lugina e Preshevës e vise të tjera. Para të pranishmëve u evokuan kujtime për luftën e vitit 2001, e cila rrënjësisht ndryshoi pozitën e shqiptarëve në RMV.

“Kundërshtarët tanë përballë që kishim, nuk e dinin që nënat shqiptare i kanë rrit bijtë dhe bijat e veta në djep prej prushi që nuk dinë të ndalen. Kur dikush ua shkel varrin mbi varre. Ne shqiptarët, na vrisnin e na masakronin në çdo periudhë të historisë që po kalonim. Nëpër dekada kanë sakrifikuar burra e gra, por asnjëherë nuk u përkulën . Prandaj, këto amanete, këto histori, nuk janë as të thjeshta dhe më se të vërteta, se po të na prekë dikush atë që e kemi arritur me gjak e djersë për flamur e gjuhë amtare, do të ngjallen prapë heronjtë ndër varre. Prandaj, vëllezër e motra, pa gjakun e tyre ne nuk do flisnim dhe nuk do shkruanim shqip, pa gjakun e tyre ky flamur kaq krenar, nuk do valëvitej përpara këtij murlani dhe përpara gjithë nesh.”, – tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

“E vërteta është se 2 maji vërtetë është një ditë madhështore dhe një ditë historike. Kur propagandonin mediumet sllave se UÇK-ja është ndalë, është zhdukë , është humbë, ne pikërisht me 2 maj vendosëm në konsultim me Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së dhe shtabin e Brigadës 113 “Ismet Jashari”, po në këtë vend në ora 14:45 minuta të dalë me uniformë dhe haptazi i treguam armikut se jemi gjallë.”, – tha ndër të tjera, Sadulla Duraku.

“Karadakun e kanë quajtur Mali i Zi, malet e zeza, e gjaku i derdhur i dëshmorëve që janë këtu e të tjerë para dhe pas tyre, e kanë bërë Karadakun me ngjyrë kuq e zi.”, – tha veprimtari i LPK-së, Hydajet Hyseni.

“Edhe pse kaluan 22 vite, ende janë të freskëta kujtimet për vullnetarët e lirisë, që nën uniformën e UÇK-së e mbron nderin dhe dinjitetin kombëtar. I freskët është kujtimi edhe për ata që ranë në altarin e lirisë, kujtimi për nënat dhe fëmijët e kësaj zone, kujtimet për nënat, të cilat me qëndrimin e tyre burrëror, tronditën edhe politikën ndërkombëtare, gratë që lindën nën breshërinë e plumbave dhe nuk pranuan që ta lëshojnë pragun e shtëpisë.”, – tha deputeti i zonës, Berat Ajdari.

“Vitin e kaluar ngritëm kullën përkujtimore për të përkujtuar të gjitha veprat e tyre heroike. Me ndërtimin e kullës përkujtimore kemi ngritur përkujtimin e historisë më të re të kësaj kohe dhe të kësaj zone. E kemi ngritur që t’i përkujtojmë përjetësisht ata, sepse gjaku i tyre është dritë lirie për të gjithë ne.”, – tha kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Më pas në kuadër të shënimit të 22 vjetorit të shpalljes së Karadakut “Zonë e lirë” u shfaq një program i pasur muzikor, me pjesëmarrjen e ShKA “Jeta e re” nga fshati Sllupçan dhe për herë të parë të Ansamblit të këngëve dhe valleve shqiptare në Maqedoni.

Në kuadër të shënimit të 2 majit u bënë homazhe për të gjithë martirët e rënë në altarin e lirisë nga fshati Vaksincë e deri në fshatin Nikushtak. https://www.youtube.com/live/-BJJFFTDOwI?feature=share

Previous Post

Asani: Hasan Prishtina ADN-ja jonë shpirtërore e kombëtare!

Next Post

Përgatitjet e Eurovizionit, përurohet monumenti i paqes për Ukrainën në Liverpool

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Përgatitjet e Eurovizionit, përurohet monumenti i paqes për Ukrainën në Liverpool

Përgatitjet e Eurovizionit, përurohet monumenti i paqes për Ukrainën në Liverpool

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk