Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Skenë si në filmat hollivudianë, sulmohen automjetet e blinduara me 3 milionë euro

04/07/2024
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grabitje që dukej si skenë e një filmi hollivudian ka ndodhur në Itali, ku automjete të blinduara që transportonin rreth 3 milionë euro, janë sulmuar dhe grabitur në zonën e Salentos nga një grup i armatosur, i përbërë sipas shtypit vendas nga 8 deri në 10 persona që në veprime, ngjanin si forca komando.

Të armatosur, me maska në fytyrë e kapuçë në kokë, grabitësit kanë mësyrë mjetet e kompanisë Battistoli ka ndodhur pranë Torchiarolos, në rrugën nacionale që lidh Brindisin dhe Leçen.

Ata kanë qëlluar disa herë me kallashnikov, e për të penguar ndërhyrjen e forcave të rendit kanë djegur dy makina në rrugë dhe një furgon që vinte nga korsia përballë, duke bllokuar qarkullimin më të dyja anët.

Grupi rezulton të ketë djegur në total gjatë grabitjes 6 makina e janë larguar me paratë në fushat përreth, ku policia gjeti 300 euro në kartëmonedha, me gjasë pjesë e parave të vjedhura.

Rruga nacionale 613 është mbyllur për trafikun ndërsa hetuesit janë të befasuar nga fakti që grabitësit kanë vepruar në një aks shumë të frekuentuar sidomos nga turistët në këtë periudhë të vitit.

Zyrtarë vendas i kanë kërkuar ministrisë së brendshme ndërhyrje të vendosur për kapjen e bandës, duke insistuar se “akte të tilla nuk duhet kurrsesi të përsëriten”.

Previous Post

Alba e BBVK-së bëhet nuse?

Next Post

Amerikanët festojnë 4 korrikun duke udhëtuar

Related Posts

Botë

SHBA ul flamujt në gjysmështizë! Sulmi në shkollën katolike në Minneapolis po hetohet si akt terrorist dhe krim urrejtjeje

27/08/2025
Botë

Gjermania miraton shërbimin ushtarak vullnetar

27/08/2025
Botë

Southwest Airlines do të kërkojë që pasagjerët mbipeshë të paguajnë për dy vende

27/08/2025
Botë

Presidenti i Kroacisë: Njihni shtetin e Palestinës, e vetmja mënyrë për paqe

27/08/2025
__kateg

Sulm me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, 20 persona të plagosur

27/08/2025
Botë

Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

26/08/2025
Next Post

Amerikanët festojnë 4 korrikun duke udhëtuar

Mexhiti shpalos moton për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”

28/08/2025

Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

28/08/2025

Parandalohet kontrabandimi i preparateve për mbrojtje të bimëve, vlera arrin deri në 16 mijë euro

28/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk