Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home OPINIONE

Skender Asani: Jemi një komb i krijuar nga Alfabeti

22/11/2023
Skender Asani: Jemi një komb i krijuar nga Alfabeti
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jemi shndërruar në model të një institucioni që arrin t’i shkrijë, unifikojë e përbrendësojë të gjitha virtytet e homo balkanikusit, duke gjetur gjuhën e komunikimi jo vetëm ndërmjet vete si shqiptarë, madje as vetëm me shqiptarët e rajonit, por edhe me bashkëqytetarët tanë të komuniteteve të tjera etnike e religjioze

Nga Skender ASANI

U bënë saktë 115 vjet qëkur në Manastir u publikua lajmi i Komisionit të Kongresit se ata ishin dakorduar që prej atij çasti e këndej shqiptarët ta shkruajnë gjuhën e tyre me alfabetin latin. Filologët i kanë shpjegimet e tyre, se kështu u zgjidh problemi i shkrimit të shqipes në korpusin e gjuhëve indoeuropiane, politologët i kanë interpretimet e tyre, se kështu shqiptarët zgjodhën të jenë në anën perëndimore të historisë, historianët i kanë artikulimet e tyre, se kjo ishte një rrjedhojë e angazhimit të lëvizjes sonë kombëtare, sociologët i kanë trajtimet e tyre, se kështu po përvijohej nacionalizmi shqiptar, por e vërteta e të vërtetave është se ky Kongres po e unifikonte një komb, po e trajtësonte një gjuhë dhe po e lindte një kulturë.
Prandaj, shumë të nderuar pjesëmarrës të këtij solemniteti, 22 nëntori nuk është një kremte dosido për një ngjarje periferike dhe për një vendim për çështje teknike e praktike. Nëse nuk do të tingëllonte si ekzagjerim, do të pohoja se pikërisht më 22 nëntor iu vu emri kombit tonë. Kishin kaluar disa shekuj nën sundimin osman dhe ndarjet në vilajete të ndryshme, por edhe ndarjet e brendshme krahinore, dialektore e religjioze, kishin prodhuar një gjendje heterogjene të kombit. Andaj, Kongresi i Alfabetit ishte çasti i rinjohjes dhe krijimit të indit lidhor të një kombi që kriter të unitetit do ta kishte pikërisht alfabetin, rrjedhimisht gjuhën shqipe, prej së cilës edhe derivoi emri shqiptar.

E kur jemi në këtë ditë, ajo që duhet theksuar e që nuk është më pak e rëndësishme është se kjo ditë është festë shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Madje, përveç kësaj, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndahet çmimi shtetëror “22 Nëntori” dhe kjo ditë çdo vit po shndërrohet në festën më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoni. E që pesha e kësaj feste të jetë edhe më e madhe, ashtu si sivjet, secilin vit është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ajo që në mënyrë institucionale i qaset kremtimit të saj, duke u bërë partner i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve për organizimin e manifestimit “Ditët e alfabetit”. Ndonëse qeveria kështu shpreh respektin dhe detyrimin e saj kundrejt shqiptarëve, megjithatë si drejtues i këtij institucioni do të doja t’i falënderoj për këtë bashkëpunim.

E kur jemi te mirënjohjet, ajo që dua ta vë në spikamë sot është edhe një moment shumë i rëndësishëm për ne. Sivjet, për herë të parë, në “Ditët e alfabetit” i bëmë bashkë tre akademitë e shkencave të rajonit tonë, të Maqedonisë së Veriut, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kjo përveçse simbolikë e mirë, është edhe një ogur i mirë se cila është perspektiva jonë si shtete, si popuj dhe si klasë akademike. Duke i lënë prapa nesh ndarjet dhe paragjykimet e së kaluarës, ne në këto “Ditë të Alfabetit” u bëmë bashkë duke i folur njëri-tjetrit në gjuhën e shkencës dhe të prodhimtarisë shkencore e kulturore. Zaten, kjo është “esperantoja” e Ballkanit tonë. Natyrisht, jo më pak të rëndësishme ishin edhe institucionet e tjera që na nderuan, dhe kjo bëri që ne për disa ditë të bëhemi një fole akademike e vlerësimit dhe promovimit të veprimtarisë shkencore të ndërsjellë.

Kulminacioni dhe madhështia e ditëlindjes së alfabetit përplotësohet edhe me ditëlindjen e Institutit tonë. Në këtë 16-vjetor të themelimit, ne, pa modesti, mund themi se jemi shndërruar në model të një institucioni që arrin t’i shkrijë, unifikojë e përbrendësojë të gjitha virtytet e homo balkanikusit, duke gjetur gjuhën e komunikimi jo vetëm ndërmjet vete si shqiptarë, madje as vetëm me shqiptarët e rajonit, por edhe me bashkëqytetarët tanë të komuniteteve të tjera etnike e religjioze, ndërsa pa e tepruar do të themi se ne prijmë pikërisht në afirmimin e tolerancës, gjë që nuk i ka ikur as vlerësimit të institucioneve relevante ndërkombëtare, siç është Departamenti i Shtetit Amerikan, që për ne është mirënjohje e veçantë dhe inkurajim se në cilën rrugë duhet të ecim. Një vlerësim i tillë e ka shtuar edhe më tepër garancinë e të qenit të Instituti tonë një faktor ndërgjegjësimi qytetar, pikërisht në kohën kur nga rajone të ndryshme të botës vijnë lajme të këqija të prishjes së raporteve në mes të shteteve dhe popujve.

Prandaj, duke shënuar 115-vjetorin e festës së alfabetit, në përmbyllje të edicionit të pestë të manifestimit tonë tradicional shkencoro-kulturor “Ditët e alfabetit”, si dhe përvjetorin e 16-të të themelimit të Institutit tonë, sigurisht që kjo ngjarje nuk është vetëm solemne, por edhe një shkollë që na ligjëron përbotshëm për rëndësinë e çastit dhe vendimeve që janë marrë në Kongresin e Manastirit.

Që këtu dëshiroj t’ua uroj të gjithë shqiptarëve ditëlindjen e 115-të të alfabetit, t’ua uroj kolegëve të mi ditëlindjen e 16-të të Institutit dhe t’i falënderoj të gjithë të tjerët që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë iu bashkuan këtij edicioni të “Ditëve të alfabetit” dhe sot kësaj feste.

Rruga jonë vazhdon, sepse ne – siç e thashë në hapje të këtij edicioni – jemi një komb i krijuar nga alfabeti dhe jemi një institucion i krijuar në Ditën e Alfabetit.

(Fjalë e mbajtur në përmbyllje të edicionit të pestë të manifestimit shkencoro-kulturor “Ditët e alfabetit”, më 22 nëntor 2023)

Previous Post

Takimi i NATO-s, Rama në Shkup: Mblidhemi në një moment krizash që mund të rrezikojnë drejtpërdrejt rajonin

Next Post

Qyteti i Shkupit vendosi një semafor në kryqëzimin e bulevardit Gjorçe Petrov me rrugët Majski Manifest dhe Znepole

Related Posts

Maqedoni

Ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Rijad Shaqirit: Marre të qoftë për përuljen ndaj Ali Ahmetit!

03/05/2025
Maqedoni

Azizi reagon ashpër ndaj Ahmetit: Shqiptarët i kanë borxh falënderim figurës tragji-komike që zbuloi fytyrën e tij të vërtetë

01/05/2025
Maqedoni

Ish luftëtari i UÇK-së, Bujar Çollaku reagon pas videos së Ali Ahmetit me “Tim Shkupin”: “Janë gjetë esh për eshin”

01/05/2025
Maqedoni

Qazimi: Rrethi i Ahmetit po e devijon BDI-në

01/05/2025
Maqedoni

Ramadani për takimin e Ahmetit me “Tim Shkupin”: “Haxhia e gjen haxhinë në Meke, hoxha hoxhën në teke, budalla e gjen budallën në dakik”

01/05/2025
Maqedoni

Goxhaj: Taravari tashmë nuk ka fuqinë për të fituar Gostivarin!?

19/04/2025
Next Post
Qyteti i Shkupit vendosi një semafor në kryqëzimin e bulevardit Gjorçe Petrov me rrugët Majski Manifest dhe Znepole

Qyteti i Shkupit vendosi një semafor në kryqëzimin e bulevardit Gjorçe Petrov me rrugët Majski Manifest dhe Znepole

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk