Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Skandali në Onkologji, ish-drejtori, Nino Vasev, në mesin e të arrestuarve

30/01/2024
Skandali në Onkologji, ish-drejtori, Nino Vasev, në mesin e të arrestuarve
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa muajve nga skandali me keqpërdorimet e terapisë së pacientëve të sëmurë me kancer në Spitalin e Onkologjisë dhe radioterapisë në Shkup, rezultoi me arrestimin e të punësuarve në mesin e të cilëve edhe ish-drejtori i klinikës, Nino Vasev.

Nga Klinika për Onkologji dhe Radiologji njoftojnë se gjithçka po funksionon në mënyrë normale dhe terapia po u shpërndahet pacientëve sipas terminëve të parapara pa ndonjë pengesë, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Nga udhëheqësia e klinikës nuk konfirmuan nëse në mesin e të arrestuarve është edhe sekretarja e klinikës, por theksoi se ajo gjatë ditës nuk është paraqitur në punë, ndërsa edhe celularin e ka të fikur.

“Klinika Universitare për Onkologji dhe Radioterapi punon dhe funksionon në mënyrë normale. Të gjithë pacientët që kanë të caktuar dhe kontrollet e rregullta, terapitë e parapara, si dhe pranimi i pacientëve të ri, funksionon në mënyrë normale, punojnë të gjitha ambulancat, punojmë me kapacitet të plotë dhe për këtë ju kisha lutur që mos të shkaktohet panik. Asnjë nga pacientët nuk do të kthehet. Terapi ka për të gjithë, ndërsa sistemi KATO është në procedurë dhe jemi larg vënies së saj në funksion.”, – deklaroi drejtoresha në Klinikën Universitare për Onkologji dhe Radioterapi, Violeta Klisarova.

“Prej këtu janë arrestuar 3 persona, ish-drejtori dhe 2 të punësuara. Sekretarja nuk është paraqitur sot në punë, ndoshta e kanë arrestuar diku tjetër. Telefonin e ka të fikur.”, – theksoi drejtori organizativ në Klinikën Universitare për Onkologji dhe Radioterapi, Halid Matoshi.

Edhe pacientët të cilët aktualisht po marrin terapinë në këtë klinikë dëshmojnë se nuk ka ngecje në punë dhe se gjithçka po funksionon sipas rregullit.

“Me të vërtetë këtu e respektojnë rendin dhe duhet të shpërblehen. Ne, me këtë raport me këta politikanët tanë, i kemi humbur mjekët.”, – theksoi një pacient.

“Tani erdha, mbarova atë çfarë më duhej dhe nuk kishte asnjë problem.”, – theksoi një pacient tjetër.

“Gjithça është siç duhet dhe zhvillohet në mënyrë të rregullt.”, – u shpreh një pacient.

Lidhur me arrestimet në Onkologji, nga Prokuroria Publike akoma nuk japin asnjë detaj. Prokuroria më herët në kuadër të procedurës parahetimore kishte kontroll në klinikë dhe banesa private, prej ku u konfiskuan një sërë provash, dokumente dhe kompjuterë, të cilët janë pjesë e ekspertizës. Kujtojmë se ish-drejtori Vasev, në dhjetor të vitit që lamë pas, u lirua nga akuza për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.

Rasti “Onkologjia” u zbulua para disa muajve dhe ka të bëjë me rrjetin kriminel për rishitjen e barnave të shtrenjta – citostatikëve, ku dyshohet se janë përfshirë disa mjekë dhe personel mjekësor të Klinikës. Për rastin “Onkologjia” vitin e kaluar pati disa protesta që nisën masivisht, me daljen e një numri të madh të qytetarëve, por me çdo protestë të radhës numri i tyre sa vinte e zvogëlohej. Në fund të shtatorit, Kuvendi themeloi Komisionin Hetimor për përcaktimin e përgjegjësisë politike për skandalin me Klinikën për Onkologji dhe Radioterapi. Pas deklarimeve të shumta para këtij Komisioni, përgjegjësia politike u vendos te ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe; ish-drejtorët e Onkologjisë, Nikolla Vasev dhe Nehat Nuhi; Irina Sotirova-Buhova, Stevo Krstevski dhe Faton Ahmeti.

Previous Post

Një libër monografik që shërben si urë komunikimi me gjeneratat e ardhshme

Next Post

Xhaferi: Kemi detyrë kyçe, të organizojmë zgjedhje të drejta dhe demokratike

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Xhaferi: Kemi detyrë kyçe, të organizojmë zgjedhje të drejta dhe demokratike

Xhaferi: Kemi detyrë kyçe, të organizojmë zgjedhje të drejta dhe demokratike

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk