Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Skandali” me operacionet në klinikat private, Ministria e Shëndetësisë do të vendosë nën thjerrëz pretendimet e Kedevit

21/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë do t’i rishikojë të gjitha rastet e intervenimeve kardiovaskulare të kryera nëpër klinikat private pas indikacioneve të kardiokirurgut Sashko Kedev se disa klinika private po kryejnë intervenime kardiovaskulare të panevojshme mbi pacientët duke i detyruar ata të vendosin stenda dhe operacione të tjera të panevojshme.

Ministria e Shëndetësisë për këtë rast ka formuar një komision profesional, i cili do t’i hetojë pretendimet e Kedevit. Shqyrtimi dhe analizimi i këtyre intervenimeve do ta kryejnë tre kardiokirurgë të angazhuar nga tre vende të ndryshme të Evropës, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.

“Në Mininstrin e Shëndetësisë konkluduam që të formojmë një komision profesional për mbikëqyrje, që do të përbëhet nga tre ekspertë, respektivisht nga kardiokirurgë jashtë vendit. Kur themi nga jashtë, mendoj jo nga rajoni, por nga vendet e zhvilluar të Evropës, duke filluar nga Sllovenia e përtej, ku raporti i tyre i përpiluar do të jetë i përgatitur në mënyrë më profesionale dhe të pavarur, raport i cili do të jetë urdhërues për politikat e ardhshme dhe nëse këto indikacione po vërtetohen të njëjtat të eliminohen dhe të ndërmerren masa adekuate.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Për autoritet shëndetësore shqetësim tjetër është edhe mungesa e komunikimit të përditësuar institucional mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe klinikave private për pacientët që kurohen privat.

Për më pak se një muaj të gjitha klinikat private do të jenë të detyruar që t’i hapin bazat e tyre të të dhënave për Ministrinë e Shëndetësisë, jo vetëm për pacientët të cilët mbulohen nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, por edhe për ata që privatisht kurohen, tha Aliu.

Me këtë mënyrë, sqaron Aliu, Ministria e Shëndetësisë do të ketë qasje të drejtpërdrejt në kohë reale për atë se çfarë po ndodh me pacientët që trajtohen e që paguajnë në mënyrë private.

“Ministria e Shëndetësisë ka informacione vetëm për pacientët që financiarisht po mbulohen nga Fondi për ndërhyrjet e tyre kirurgjikale, por nuk ka informacione për pacientë të tjerë, të cilët fondi nuk i mbulon. Pra, duhet patjetër të kemi komunikim të ndërsjellë për të gjithë. Shteti duhet të ketë informacione të përditësuara mbi të gjithë pacientët. Andaj për një muaj ky komunikim do të jetë i detyrueshëm, pasi që komisioni ynë është duke punuar në rast se ka pengesa ligjore të eliminohen ato dhe nga muaji ardhshëm do t’u dërgojmë njoftim klinikave private në formë të detyruar t’i hapin bazat e tyre dhe t’i mbledhim informacionet aktuale.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Disa ditë më herët, Kedevi në një intervistë të dhënë për Radio “Kanal 77” tha se në shumicën e kohës së tij si profesionist i kalon duke parandaluar pacientët nga ndërhyrjet kirurgjikale të panevojshme, të cilët disa klinika private i detyrojnë qytetarët t’u vendosen stenda ose operacione të tjera e që realisht nuk janë të nevojshme.

Për këtë çështje kanë reaguar edhe nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, ku në bazë të kontrolleve të kryera katër vitet e fundit thuhet se nuk kanë regjistruar asnjë ankesë për ndërhyrje të panevojshme mjekësore, po pavarësisht kësaj FSSh-ja mbetet e angazhuar për transparencë, respektivisht të ligjit dhe mbrojtje të të drejtave të pacientëve.

Previous Post

Fetai: Badinteri nuk preket!

Next Post

Arrihet marrëveshja, Kristjan Asllani bëhet me skuadër të re

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025
Maqedoni

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025
Maqedoni

Arsim Dalipi: Votoni për një Strugë të lirë

31/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Të hënën kryetar i ardhshëm i Tetovës do jetë Bilall Kasami

31/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi dhe Tetova dy flamuj të kësaj fitore, AKI nuk është më sfidë për ne

31/10/2025
__kateg

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

31/10/2025
Next Post

Arrihet marrëveshja, Kristjan Asllani bëhet me skuadër të re

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025

Burri biznesmen i Genta Ismajlit në krizë financiare

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk