Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Skandali i përgjimeve, 6 deputetë hynë në hapësirat e ASK-së

10/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë deputetë, nga të cilët vetëm Sllavjanka Petrovska deputete opozitare hynë në hapësirat e Agjencisë për Siguri Kombëtare për të mësuar gjendjen brenda këtij institucioni pas shpërthimit të skandalit për përgjime. Vendimi erdhi në mbledhjen e komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së. Për socialdemokratët me rëndësi është deklasfikimi i informacioneve, në të kundërtën skandali do të vazhdojë të mbetet shkak përplasjeje midis oponentëve politikë. Deputetja Sllavjanka Petrovska do të kërkojë qasje në të gjitha dokumentet me interes, duke ia bashkëngjitur edhe 30 pyetje.

“Njëra nga pyetjet që do të parashtroj, e për fat të keq nëse mbledhja është e klasifikuar nuk do të mund t’ua jap përgjigjen, është se çfarë ka ndodhur me poligrafin, i cili apostrofohet si kyç në zbatimin e testeve poligrafike. Të thuhet nëse është ende në punë, nëse ka ikur nën trysni, e kështu me radhë. Pastaj, çfarë ka ndodhur me shefin e kontrollit të brendshëm, përse ai është ndërruar para se të nisë ky kontroll i brendshëm në Agjenci, e kështu me radhë.”, – deklaroi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.

Për VMRO-DPMNE-në me rëndësi është konstatimi i gjendjes faktike brenda mureve të Agjencisë me zgjidhje institucionale.

“Të shohim se kush dhe sa ka qenë i targetuar, të shohim se cilat masa janë shfrytëzuar ndaj opozitës së atëhershme, të shohim se çfarë është dërguar në Prokurori dhe përfundimisht këto institucione të zgjidhin këtë rast, që asnjëherë më të mos na ndodhë. Konsideroj se shërbimet duhet të jenë roje të shtetit e jo gjenerues të krizave.”, – theksoi deputeti i VMRO – DPMNE-së, Lupço Prenxhov.

Deputetja e së Majtës, Jovana Mojsoska, kundërshtoi mbikëqyrjet në mungesë të certifikatës për sigurim për sekrete shtetërore.

“Nuk e di nëse ky është një revanshizëm politik, pasi e Majta, e para zbardhi skandalin me diplomën e drejtorit të ASK-së dhe tani unë nuk mund të ushtroj funksionin tim të deputetit.”, – u shpreh deputetja e së Majtës, Jovana Mojsoska.

Edhe për deputetin e BDI-së, Blerim Bexheti, i cili drejtoi mbledhjen e komisionit në vend të kryetarit të komisionit, Skender Rexhepi, është e pakuptimtë mospasja e certifikatës së sigurisë.

“Kjo shumicë parlamentare miraton shumë ligje. Ja, këtu publikisht u bëj ftesë që deputetët me automatizëm të kenë certifikatë sigurie dhe të kenë qasje në informacionet e klasifikuara.”, – deklaroi deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti.

Komisioni vendosi që të enjten në mesditë të bëjë mbikëqyrjen e hapësirave të Agjencisë së Zbulimit. Mbikëqyrja e punës së agjencive erdhi pas deklarimit publik të kryeministrit dhe drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, se brenda agjencisë, një ish-drejtor dhe grup i të punësuarve kanë qenë të përfshirë në përgjime në periudhën 2019 – 2024. Dëshmitë e tilla janë në duar të Prokurorisë, e cila po kryen procedurë parahetimore.

Previous Post

Serbia pritet të dënohet nga FIFA pas ndeshjes me Anglinë

Next Post

Fetai në Tiranë: Integrimi evropian, shtyllë kryesore për transformimin e shoqërisë sonë

Related Posts

Maqedoni

Ademi: Vendosja e pllakës së çetnikun serb Vuk, sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë së RMV-së

10/09/2025
Aktuale

Formohet Këshilli Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë, e udhëheqë Zëvendëskryeministri Fetai

10/09/2025
Maqedoni

Aliu: Po formohet Këshilli Shëndetësor – politikat shëndetësore do të marrin mbështetje profesionale dhe shkencore

10/09/2025
Maqedoni

Ash Taravari: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

10/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Projekt në vlerë mbi 6 milion denarë për ujë të pijshëm për banorët e Gazi Babës

10/09/2025
Maqedoni

LVV-ja i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për nënkryetarin serb

10/09/2025
Next Post

Fetai në Tiranë: Integrimi evropian, shtyllë kryesore për transformimin e shoqërisë sonë

Ademi: Vendosja e pllakës së çetnikun serb Vuk, sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë së RMV-së

10/09/2025

Formohet Këshilli Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë, e udhëheqë Zëvendëskryeministri Fetai

10/09/2025

Aliu: Po formohet Këshilli Shëndetësor – politikat shëndetësore do të marrin mbështetje profesionale dhe shkencore

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk