Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Skandal në Likovë: Komuna e pagoi dy herë terrenin sportiv në Ropalcë, Erkan Arifi “s’di gjë”

20/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një situatë e rrallë ka ndodhur në Komunën e Likovës: i njëjti projekt është paguar dy herë me fonde publike.

Dokumentet zyrtare nga Byroja Për Prokurime Publike ngjallin dyshime për keqpërdorim, pasi tregojnë se terreni sportiv në fshatin Ropalcë të kësaj komune, është paguar fillimisht në vitin 2019, kur Komuna e Likovës nënshkroi kontratë në vlerë prej 4.6 milionë denarësh apo rreth 75 mijë eurosh me një kompani private për ndërtimin e këtij terreni. Projekti u promovua si i përfunduar në tetor 2021 nga kryetari i komunës, i cili e dorëzoi objektin për përdorim në shkollën fillore të fshatit.

Megjithatë, në janar të vitit 2025, në faqen e prokurimeve publike figuron një tender i ri prej afro 60 mijë eurosh për të njëjtin terren sportiv. Ky projekt u financua nga Qeveria, pas aplikimit të Komunës së Likovës.

I pyetur përse për një projekt për të cilin në vitin 2021 ka njoftuar se është përfunduar tani përsëri ka aplikuar për mjete nga Qeveria, Arifi nuk ishte i qartë. Ai përmendi vetëm tenderimin e fundit.

Në vitin 2021 e keni promovuar terrenin sportiv në fshatin Ropalcë. Për të njëjtin projekt, pastaj e kam parë te furnizimet publike që përsëri keni marrë para edhe nga Qeveria, me financim që ka bërë terrenet sportive. Pse dy herë ky projekt?

“Nuk është. Nuk e di konkretisht. Unë çka mund të them është se terreni i hapur sportiv multifunkcional në shkollën fillore komunale “5 Tetori” në fshatin Ropalcë, kemi aplikuar në thirrjen e parë nga kredia hungareze ku e kemi fituar si projekt, dhe pas çka e kemi nënshkruar kontratën. Është realizuar edhe procedura e tenderimit është lidhur kontrata dhe janë realizuar punimet. Dhe jemi në fazën finale të punimeve”, tha për VOXAL Erkan Arifi, kryetar i Likovës.

Mbetet e paqartë për opinion se pse është paguar dy herë ky projekt, i cili ishte promovuar si “i përfunduar” 4 vjet më parë./VOXAL

Previous Post

Mucunski-Stou: RMV-SHBA gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Next Post

UEFA drejt përjashtimit të Izraelit nga të gjitha garat evropiane

Related Posts

__kateg

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

11/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Kur gratë dëgjohen, shoqëria ecën përpara

11/10/2025
Maqedoni

Mickoski: PO për Bashkimin Evropian, JO për kushtet dypalëshe, PO për garanci nga Këshilli Evropian

11/10/2025
Maqedoni

Dëshmi të reja për tragjedinë në Koçan! Joshevska: Të akuzuarit dhe familjet e tyre po bëhen viktima të sistemit

11/10/2025
Maqedoni

Mendi Qyra shpalos projektet për Strugën! Rrugë, parkingje, zhvillim turistik dhe kulturor

11/10/2025
Maqedoni

VLEN: Thirrjet për “referendum” të treshes në agoni janë për mbijetesë politike

11/10/2025
Next Post

UEFA drejt përjashtimit të Izraelit nga të gjitha garat evropiane

Albina Kelmendi dhe Bes Kallaku sjellin duetin, dedikim për prindërit

11/10/2025

Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

11/10/2025

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk