Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Skandal! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

02/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tronditëse është raportuar në aeroportin Josep Tarradellas Barcelona-El Prat, ku një çift vendosi të udhëtonte duke braktisur djalin e tyre 10-vjeçar vetëm në terminal, pasi pasaporta e tij kishte skaduar dhe nuk mund të hipte në avion.

Sipas mediave ndërkombëtare, episodi u bë publik falë një videoje të postuar në TikTok nga një oficere e kontrollit të trafikut ajror, e cila rrëfeu se prindërit kishin vendosur të mos humbnin fluturimin drejt vendit të tyre të lindjes, duke lënë fëmijën në aeroport dhe duke thirrur një të afërm që ta merrte.

“Pasaporta spanjolle e fëmijës kishte skaduar dhe ai kishte nevojë për vizë për të hyrë në vendin e destinacionit. Meqë nuk e kishin, vendosën të mos e presin dhe e lanë në terminal,” tha kontrollorja e trafikut ajror.

Stafi i aeroportit e gjeti djalin të vetëm dhe menjëherë njoftoi autoritetet. Sipas informacioneve të publikuara, fëmija kishte shpjeguar se prindërit e tij tashmë ishin nisur për pushime me një fëmijë tjetër më të vogël.

Piloti i avionit, sapo u informua për situatën, bëri një njoftim në kabinën e pasagjerëve duke pyetur nëse dikush kishte harruar një fëmijë në terminal. Fillimisht askush nuk reagoi, por më vonë prindërit u identifikuan.

Fluturimi ishte ngritur tashmë kur autoritetet kërkuan kthimin e avionit në Barcelonë. Pas uljes, çifti u shoqërua nga policia në komisariat për të marrë të birin.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle nuk kanë lëshuar ende një deklaratë zyrtare nëse do të hapet një hetim penal apo nëse çiftit do t’i vendosen pasoja ligjore për këtë akt të paprecedentë.

Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të gjerë në rrjetet sociale, me shumë përdorues që e kanë quajtur veprimin e prindërve si “braktisje e pajustifikueshme” dhe “shkelje flagrante e të drejtave të fëmijës”.

Previous Post

Volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

Next Post

Ky është çmimi tronditës që thuhet se Apple po paguan për tarifat e Trumpit

Related Posts

Botë

Trump merr goditje të rëndë nga bashkëpartiakët/ Senati miraton përfundimin e tarifave ndaj më shumë se 100 shteteve

31/10/2025
Biznes

Sot Dita Botërore e Kursimeve

31/10/2025
Botë

Dramë në pallatin britanik: Princi Charles ia heq edhe titullin e princit vëllait të tij

30/10/2025
Botë

Trump kufizon numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA

30/10/2025
Botë

A po sundon Trump si një Mbret?

30/10/2025
Botë

Arabia Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës

30/10/2025
Next Post

Ky është çmimi tronditës që thuhet se Apple po paguan për tarifat e Trumpit

Linjë telefonike falas për t’i paraqitur shkelësit e rregullave të votimit

31/10/2025

Nis shitja në tregun e zi të biletave të ndeshjes Kosovë – Zvicër

31/10/2025

Arsovska fali sulmuesin, Nuredini mori dënim me kusht

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk